Dje PSG mundi Club Brugge 4:1 falë golave të Mbappe dhe Lionel Messi të cilët shënuan nga dy gola.
Të dy dukeshinn në një formë tejet të mirë dhe në fund të ndeshjes Mbape vlerësoi Messin, përcjell 24shi.
“Lehtë dhe e thjeshtë të luash me Messin. Ai është më i miri në botë. “Ai fitoi Topin e Artë disa ditë më parë, tani ka shënuar dy gola, është i lumtur këtu dhe sigurisht që do të na ndihmojë shumë në të ardhmen”, tha Mbape.
Është interesante që Mbape asnjëherë më parë nuk e ka fshehur që idhulli i tij i fëmijërisë është Cristiano Ronaldo, ndaj kjo deklaratë mund të jetë disi befasuese pavarësisht se ai është shok skuadre.