Dy persona humbën jetën si pasojë e një aksidenti të dyfishtë të ndodhur pasditen e kësaj të diele, në autostradën Levan-Tepelenë dhe pesë të tjerë mbetën të plagosur.
Viktimat janë Durim Lamaj 50 vjeç banor i zonës dhe Fetah Shahaj, 64 vjeç nga Tirana.
Aksidenti ka ndodhur teksa Lamaj ishte duke udhëtuar me motor pranë fshatit Varibop, kur u përplas nga një makinë.
Një autobus me pasagjerë i linjës Gjirokastër-Tiranë, ka ndaluar pas aksidentit për ti ardhur në ndihmë të dëmtuarit, por një makinë tjetër e cila ecte me shpejtësi, në kushtet e errësirës ka përplasur disa nga pasagjerët.
Për pasojë humbi jetën edhe Fetah Shahaj, si dhe mbetën të plagosur edhe shtatë të tjerë