Irena PROGNI, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së.
Mos na hapni barkun me qëndrime servile, të njëanshme dhe të padrejta!
Situata në PD është dramatike, e pajetë dhe ka fytyrën e një kufome. Të gjithë i dimë arsyet dhe shkaqet e kësaj situate!
E vërtetë, si kjo ditë e kthjellët sot, se foltorja, po iu jep mundësinë demokratëve të flasin, por edhe të dëgjohen, si rrallëherë më parë!
Foltorja duhet të shpalosë besim, frymë shprese e bashkimi!
Ne, demokratët e kemi betejën me Rilindjen, me ata, që e boshatisën Shqipërinë nga shqiptarët dhe jo me njëri tjetrin!











