Prokuroria Speciale SPAK, ka prerë sot tre urdhërarreste për pastrim parash. Mësohet se një prej tyre është për ish-bosin e kompanisë së naftës “ARMO”, Rezart Taçi. Ky i fundit nuk ëhstë gjetur në shtëpi nga Policia dhe është shpallur në kërkim.
Ndërkohë, dy njerëzit e tij të besuar, të akuzuar nga SPAK se kanë vepruar bashkë me Rezart Taçin, janë prangosur. Operacioni është duke ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje. Edhe Gjykata ka dhënë dritën jeshile për arrestimin e Taçit dhe njerëzve të tij.
Në pranga kanë rënë shtetasi Artur Balla dhe Bledar Lilo.
Mësohet se gjatë operacionit financiar për “Pastrim parash”, janë sekuestruar mbi 18 milionë euro.











