Xhelal MZIU, deputet i PD-së, qarku Diber
Shqipëria i vetmi vend në rajon e Europë, me politikë diskriminuese ndaj bujqësisë dhe pse është sektori më i rëndësishëm!
Vendoset TVSH për inputet bujqësore, hiqet përjashtimi që ishte më parë!
Vendoset TVSH 10% dhe hiqet perjashtimi i inputeve bujqesore (plehrat kimike, pesticidet, farat dhe fidanet), një masë e tillë rrënon ndjeshëm bujqësinë në Shqipëri!
Hiqet edhe përjashtimin nga TVSH për importimin e makinerive prodhuese nga subjektet e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin.
Hiqet kompensimi 6% qe eshte ne fuqi (skema e kompensimit te prodhuesve bujqesore).
Rritet kufiri nga 50 milionë që ishte më parë, në mbi 500 milionë, në lidhje me përjashtimin e makinerive dhe pajisjeve që importohen me qëllim realizimin e kontratave të investimeve, pra hiqen një numëri konsiderueshëm biznesesh përfituese!
Pra favorizon vetëm oligarkët, falimenton bizneset e vogëla dhe të mesme, varfëron në ekstrem qytetarët!









