Është hedhur shorti i Uefa Champions League për sezonin 2021-2022.
Shumë surpriza, përballje interesante dhe grupe sa të vështira, po aq dhe të lehta.
Kampionët e vjetshëm do kenë përballë Juventusin, Zenitin dhe Malmon.
Gjigandët e ligës spanjolle si Barcelona, Atletico de Madrid dhe Real Madrid kanë shortuar emra të vështirë.
Barcelona do ketë përballë Bayern, Atletico Liverpool dhe Milan, ndërsa Reali Interin.
PSG do ketë përballë Manchester Cityn. Një duel sheikësh, mes Messit dhe ish trajnerit të tij Guardiolën, dhe Messit me Ronaldon nëse ky i fundit bëhet Citizen në ditët e fundit të merkatos.
Grup më i lehtë mund të konsiderohet ai ‘C’, ku emrat janë një kombinim interesant por pa emra të frikshëm. Dortmund është i vetmi big mes Sporting Lisbon, Ajax dhe Besiktas.
Grupet vijojnë si më poshtë:
- Group A: Man City, PSG, RB Leipzig, Club Bruges
- Group B: Atletico Madrid, Liverpool, Porto, AC Milan
- Group C: Sporting Lisbon, Borussia Dortmund, Ajax, Besiktas
- Group D: Real Madrid, Inter Milan, Shakhtar Donetsk, Sheriff Tiraspol
- Group E: Bayern Munich, Barcelona, Benfica, Dynamo Kyiv
- Group F: Villarreal, Man Utd, Atalanta, Young Boys
- Group G: Lille, Sevilla, Salzburg, Wolfsburg
- Group H: Chelsea, Juventus, Zenit, Malmo
Gjithashtu, mes ndarjes së grupeve, janë përzgjedhur dhe fituesit e vitit në këtë kompeticion.
Lista:
- Portieri i vitit: Ferland Mendy (Chelsea)
- Mbrojtësi i vitit: Ruben Diaz (Manchester City)
- Mesfushori i vitit: N’Golo Kante (Chelsea FC)
- Sulmuesi i vitit: Erling Haaland (Borussia Dortmund)
- Lojtari i vitit: Jorginho (Chelsea FC)