InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

?Tirana i ngjan më shumë Ferrit që përshkruhet në Bibël se sa një qyteti, shoh njerëzit që nxitojnë të shpëtojnë nga vapa mbytëse/ Pra, nga kush duhet të ketë më shumë frikë njeriu; nga natyra apo nga qeveria?

3 Gusht, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
?Tirana i ngjan më shumë Ferrit që përshkruhet në Bibël se sa një qyteti, shoh njerëzit që nxitojnë të shpëtojnë nga vapa mbytëse/ Pra, nga kush duhet të ketë më shumë frikë njeriu; nga natyra apo nga qeveria?

Nga Klodian TOMORRI

Afera që e shndërroi Tiranën në një gropë të madhe septike

Gushti ka nisur i padurueshëm. Këto ditë, Tirana i ngjan më shumë Ferrit që përshkruhet në Bibël se sa një qyteti. Nga dritarja e zyrës, në rrugën përballë shoh njerëzit që nxitojnë të shpëtojnë nga vapa mbytëse. Por ndërsa njerezit përpiqen dëshpërimisht të gjejnë hije ku të munden, në kokë më lind një pyetje. Nga kush duhet të ketë më shumë frikë njeriu; nga natyra apo nga qeveria?

Zemërimet e natyrës i kemi parë të gjithë që janë të tmerrshme. Por edhe qeveria nuk bën shaka. T’i përvëlon të ndenjurat edhe më keq se vapa e padurueshme e gushtit. Dhe sapo e bëri, në fakt.

Dy ditë më parë, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për t’i dhënë para Bashkisë së Durrësit si mbështetje financiare për menaxhimin e mbetjeve. Një kopje e vendimit është publikuar nga disa media. Por ajo që nuk është publikuar është aneksi i tmerrshëm bashkëngjitur. Sipas tij, qeveria do të japë çdo vit rreth 3 milionë euro fonde nga buxheti i shtetit për Bashkinë e Durrësit, që kjo e fundit të paguajë inceneratorin e Tiranës për të sjellë mbetjet këtu. Tani ndaluni pak.

Mbështetja buxhetore për njësitë vendore jepet vetëm me ligj. Nuk jepet as me firmën e plotfuqishme të Edi Ramës dhe as me atë më pak të fuqishme të Erjonit. E megjithatë nuk është ky marifeti i madh. Hileja më tinëzare qëndron në faktin se aneksi i jep të drejtë Bashkisë së Durrësit që mbështetjen buxhetore mund ta përdorë për të bërë marrëveshje 10 vjeçare me inceneratorin.

Pra 30 milionë euro pa asnjë procedurë, por me një shkresë pacavure. Të ngrejë dorën kush ka akoma dyshime se qeveria nuk t’i skuq të ndjenjurat me keq se vapa. Dhe këta nuk pyesin për asgjë.

Inceneratori i Tiranës funksionon mbi bazën e një marrëveshje koncesioni me Bashkinë e Tiranës. Çdo shtesë mund të bëhet vetëm me ndryshimin e marrëveshjes së koncesionit. Kjo është dhe pyetja e parë që duhet të shtrojnë prokurorët e SPAK. A mund të hyjë Durrësi në një koncesion 30 vjeçar me një VKM, pa procedurë?

Por më tej pyetjet mund të vazhdojnë si më poshtë:

1-Mbi çfarë sasie mbetjesh është përgatitur studimi i fizibilitetit për koncesionin e inceneratorit të Tiranës, kur u përcaktua tarifa 29 euro për ton?

2-A ndryshojnë llogaritë e tarifës tani që koncesionit do t’i shtohen edhe mbetjet e Durrësit? Eh, ekonomiksi i shkallës bën mrekullira.

3-Në këtë situatë, a duhet të kishte një studim të ri fizibiliteti për konçesionin?

4-Ku e gjen bazën ligjore qeveria të marrë angazhim 10 vjeçar me VKM?

5- A mund të jepen të paktën 150 milionë euro kontratë publike pa procedurë prokurimi? Se nuk është vetëm qyteti i Durrësit, që do të sjellë mbetjet në Tiranë, por edhe Shijaku edhe Kruja edhe Rrogozhina edhe Kavaja.

Këto janë pyetje që me shpresë një ditë do të marrin përgjigje. Dhe pisllëku në këtë rast është aq i madh sa që dikush do të duhet të mbytet. Por ka dhe një pyetje të fundit, jo më pak të rëndësishme. Ku e gjen autoritetin qeveria që të detyrojë qytetarët e Tiranës të thithin edhe gazrat e mbeturinave që prodhojnë qytetarët e Durrësit dhe qyteteve të tjera më sipër?

Ndoshta anëtarët e qeverisë nuk e kuptojnë se çfarë kanë votuar. Që ta kuptojnë mirë mbase duhet një shembull i thjeshtë. Fort të nderuar ministra, kjo që keni bërë është njësoj sikur në banjot e shtëpive tuaja luksoze të vijë komshiu dhe të kryejë nevojën familjarisht, çdo ditë për 10 vitet e ardhshme. Me një ndryshim të vogël. Kur dh*et komshiu nuk ka lekë. Por kur vijnë mbetjet e Durrësit tek inceneratori i Tiranës lëvizin 150 milionë euro. Tani i takon SPAK-ut t’i gjejë se kush po i merr. Pyetjet i ka gati.

Të Lidhura

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

TË FUNDIT

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë
Aktualitet

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë

25 Qershor, 2026

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të
Aktualitet

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të

24 Qershor, 2026

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal
Bota

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal

24 Qershor, 2026

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com