InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Nga Gent Strazimiri: Sali Berisha është lideri historik i pjesës më pro-amerikane të kombit, më pro-amerikan në glob, Sali Berisha e udhëhoqi Partinë Demokratike në rolin e pazëvendësueshëm, për ta nxjerrë këtë vend nga komunizmi, për ta çliruar nga diktatura…

1 Gusht, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Nga Gent Strazimiri: Sali Berisha është lideri historik i pjesës më pro-amerikane të kombit, më pro-amerikan në glob, Sali Berisha e udhëhoqi Partinë Demokratike në rolin e pazëvendësueshëm, për ta nxjerrë këtë vend nga komunizmi, për ta çliruar nga diktatura…
…

Nga Gent Strazimiri:

Sali Berisha, lideri historik i pjesës më pro-amerikane të kombit, më pro-amerikan në glob, ndodhet “under fire” prej … Amerikës, mikes më të çmuar të shqiptarëve! Teknikisht, Sali Berisha sot është “under friendly fire”, një shprehje që përdoret për të përkufizuar veprime të gabuara aksidentale, që logjikisht s’duhej të ndodhnin. Teknikisht, Sali Berisha e udhëhoqi Partinë Demokratike në “rolin e pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga komunizmi, për ta çliruar nga diktatura” … Teknikisht, Sali Berisha e udhëhoqi Partinë Demokratike “në rolin shumë të rëndësishëm që ka luajtur në vendosjen dhe forcimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri” …

Teknikisht, Sali Berisha e udhëhoqi  Partinë Demokratike në “rolin e saj historik, të pazëvendësueshëm dhe të domosdoshëm” gjatë këtyre 30 viteve në liri. Teknikisht, Sali Berisha është historia pro-amerikane e këtij kombi, dhe këtë as vetë Sali Berisha nuk e ndryshon dot më! Teknikisht, Sali Berisha gjatë gjithë kësaj trajektoreje të pranuar edhe nga ambasadorja amerikane në Tiranë, armik të betuar, të dhnushëm deri në perversitet, ka patur hetuesin e KGB-së shqiptare, apo Vishinskin shqiptar, Ardian Dvorani, jo vetëm si simbol por edhe si individ.

Teknikisht, emrin e persekutorit anti-amerikan, të popullit më pro-amerikan në glob Ardian Dvorani, për arsye të panjohura dikush që ende s’bëhet i ditur arriti ta fusë deri në tryezën e Sekretarit të Shtetit, dhe ta “pro-amerikanizojë” atje me një mirënjohje (?!) kampioni (?!)… Teknikisht, për arsye po aq të panjohura, dikush që ende s’bëhet i ditur, në të njëjtën tryeze vendosi si të padëshiruar për Amerikën emrin e Sali Berishës, anti-Dvoranin historik, pa anti-Dvoranizmin e të cilit sot do ishim ende “shkëmb graniti që ha bar” (?!)… Teknikisht, e gjithë kjo histori, fundin e logjikshëm do e kishte që në vend të Sali Berishës në parlament, të ulej Ardian Dvorani… Fakti që nuk ka qenë kandidat e as është votuar nga populli, pas 25 prillit është thjesht një “problem teknik”… Si çdo “problem teknik”, edhe ky do të zgjidhet “teknikisht” duke “e mbajtur shënim”, dhe duke nxitur institucionet përgjegjëse që të adresohet në zgjidhjet e ardhëshme…

Kështu i jepeshka fund “tranzicionit politik në Shqipëri”, domethënë betejës anti-Dvoran për liri e demokraci amerikane, duke hapur një faqe të re”… me Dvoranin e vjetër… E thjeshtë apo jo? Vetëm se, duhet t’u kërkoni falje për 46 vjet sharje me zë të ulët, e 30 vjet betejë ballaz Ardian Dvoranit, Kadri Hazbiut, Mehmet Shehut, Enver Hoxhës, Nevzat Haznedarit, Muço Saliut etj, se i paskeni rënë në qafë kot! E çuditshme? Çudia që sapo ju përkrova, i tejkalon përmasat e fatit të individit Sali Berisha dhe na përplas në fytyrë sfidën se sa e duam lirinë tonë, atë gjënë më të bekuar amerikane që e shihnim në filma dhe komentonim fshehurazi nga frika e Ardian Dvoranit!!! Zanati i dytë më i vjetër i botë, teknikisht i bën të tilla çudira, por ato mbeten çudira pikërisht se dikush, në emër të së vërtetës dhe në respekt të historisë, u qëndron përballë, ndryshe s’do ishin më “çudia”, por “rregulli”…

Kështu ndodh në Amerikë, dhe jo vetëm në filma! Ai “dikush” është gjithmonë një njeri që ka zgjedhur lirinë, si Sali Berisha në dhjetor 1990 e deri sot!

Të Lidhura

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

TË FUNDIT

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë
Aktualitet

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë

25 Qershor, 2026

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të
Aktualitet

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të

24 Qershor, 2026

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal
Bota

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal

24 Qershor, 2026

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com