InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Fuga: Në efektin e pasioneve politike, mos ngatërrojmë konceptet gjeopolitike!

31 Korrik, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
“Janë lëshuar nga zinxhirët sikur Bonaparti lëshonte kriminelët sa herë kishte…”/ Artan Fuga për “digital killers”: Këtë javë janë shtuar shumë!

Le të mos i bëjmë çorap konceptet gjeopolitike nën furinë e pasioneve, frikërave, inateve, paaftësisë politiko-organizative, a ku dreqin di unë të kujt motivi!

Tjetër është” minishengeni ballkanik” tjetër një “Ballkan i hapur”. Që vende të Ballkanit të ndërtojnë “shengen” apo “minishengen”, apo “maksishengen”, kjo nuk do të përfshinte vetëm tregtinë e lirë, lëvizjet e lira, bashkëpunime, etj. Por “shengen” do të thotë edhe parlament i përbashkët, një komision i përbashkët si qeveri mbinacionale, një gjykatë mbinacionale, një bankë e përbashkët, një monedhë e përbashkët dhe shumë të tjera.

Këtë Europa nga bashkëpunimet e para e arriti vetëm pas gjysëm shekulli, nuk e filloi andej. Prandaj një minishengen në Ballkan sot është një utopi e bukur!

Kurse një “Ballkan i hapur”, pse jo, ne jemi futur në logjikën e një Europe të hapur, pse jo Ballkan i hapur, pse jo Alpe të hapura, pse jo det i hapur me Italinë, ta zemë?

Ballkan i hapur brenda vetes, por Ballkan i hapur dhe me territoret dhe njësitë politiko-administrative jashtë Ballkanit. Jo hapje nga brenda dhe izolin nga jashtë!

Kush trembet n ga një i tillë “Ballkan i hapur”, nga brenda dhe nga jashtë? ? Ne qytetarët aspak. Ne kemi mbi kurriz këta monopolistët që duke mbajtur kufijtë tregtarë gjoja të mbyllur, na marrin frymën, nga fitime monopoliste, na detyrojnë të konsumojmë produktet e tyre bajate, nuk lejojnë konkurrencën, na kanë cuar drejt një modeli ekonomik arkaik. Kombi duhet të mësohet të konkurrojë jo të mbyllet në kështjellën e paditurisë, moskonkurrencës, e tregjeve të mbyllura, sepse vdes, na duhet shkenca e hapur, mësimdhënia e hapur, arsimi i hapur, dija e hapur, mendja e hapur, kultura e hapur, jo me Ballkanin vetëm, jo me Europën vetëm, me gjithë botën po deshët edhe me Antarktidën, me Marsin, Neptunin. Këta monopolistët hiqen si patriotë për të pasur pasuritë e vendit nën kontroll ekskluziv. E jo, kështu nuk ka, sepse na marrin shpirtin neve qytetarëve në bashkëpunim me një qeverisje autokratike që përzjen mbylljen e kufijve, me kapjen e ekonomisë, me politika preferenciale për tipa që nga breberë bëhet menaxherë kompanish miliona dollarëshe.

Po, po hapje, totale!

Në emër të demokracisë, lirisë, tregut, garës me popujt e tjerë sigurisht na duhet një botë e hapur.

Prandaj t’i dallojmë mirë dy konceptet gjeopolitike.

Sepse nga ana tjetër nuk kemi ish Jugosllavi sikurse na trembin. Nëse do të shkriheshim si federatë me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, nuk do të ishte ishte më ish Jugosllavia, por shumë keq, sepse mungojnë Kroacia dhe Sllovenia, Mali i Zi, veç të tjerash. Të ishin ato ku ma gjen por kështu është vetëm pjesa më agrare, më e prapambetur, më rurale, më nacionaliste e ish Jugosllavisë që brenda kishte dikur perla si Kroacia, Mali i Zi, Sllovenia.

Prandaj, larg dogmave, me koncepte të qarta, jo bllokime nacionaliste, por ruajtje e interesave kombëtare, por në një botë të hapur, në Europë të hapur, në Ballkan të hapur, në Antarktidë të hapur po deshët!

Kush trembet nga hapja sepse është i paaftë të konkurojë dhe do qofte ke daja, le të pijë raki, me meze bari, të fusi komët në legen dhe të kënojë : Lale du fustan, t’a ble lala n’Elbasan!

 

 

 

 

Të Lidhura

Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë
Opinione

Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë

19 Korrik, 2025
“Operacioni i Dorëheqjeve” – Iluzioni i Reformës dhe Përpjekja e Ramës për të Mbuluar Farsën e 11 Majit
Opinione

“Operacioni i Dorëheqjeve” – Iluzioni i Reformës dhe Përpjekja e Ramës për të Mbuluar Farsën e 11 Majit

19 Korrik, 2025
Denada Isa: Arjan Hamiti, zëri dhe fuqia që rikthen çështjen çame në busullën e ndërgjegjes kombëtare
Opinione

Denada Isa: Arjan Hamiti, zëri dhe fuqia që rikthen çështjen çame në busullën e ndërgjegjes kombëtare

18 Korrik, 2025
Nga Klodian Cara: E vërteta që del ngadalë për Adriatik Lapajn dhe “Shqipëria Bëhet”
Opinione

Nga Klodian Cara: E vërteta që del ngadalë për Adriatik Lapajn dhe “Shqipëria Bëhet”

18 Korrik, 2025
Kërkesa në rritje për veshje të personalizuara: Tendenca, sfida dhe mundësi të reja në modë
Opinione

Kërkesa në rritje për veshje të personalizuara: Tendenca, sfida dhe mundësi të reja në modë

15 Korrik, 2025
Editorial nga Sokol Gjoni: “Ramaduro” – Këmbana e Rrezikshme për Demokracinë Shqiptare
Opinione

Editorial nga Sokol Gjoni: “Ramaduro” – Këmbana e Rrezikshme për Demokracinë Shqiptare

14 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i motit për sot
Aktualitet

Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i motit për sot

21 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë, 21 korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë, 21 korrik 2025

21 Korrik, 2025

Durrës/ Goditet rrjet kriminal i drogës dhe armëve, finalizohet operacioni “The Wrong Meeting”
Aktualitet

Durrës/ Goditet rrjet kriminal i drogës dhe armëve, finalizohet operacioni “The Wrong Meeting”

20 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 20 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 20 Korrik 2025

20 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com