InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

PD dhe Raporti i Zi i Zgjedhjeve si Kremastar/ Nga Lirim Nezha

27 Korrik, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
PD dhe Raporti i Zi i Zgjedhjeve si Kremastar/ Nga Lirim Nezha

Basha doli sot para gazetarëve dhe foli. Foli për raportin e OSBE-ODHIR,një raport që ka pranuar dhe ka thënë ca të vërteta të njohura për.zgjedhjet e 25 prillit. Nuk tha asgjë për mënyrën se si do të reagojnë demokratët pasi mësuan se masakra zgjedhore nuk ishte thjesht një hipotezë,por një fakt që zhbën zgjedhjet. I zhbën?! Nejse,kjo është një temë më vete brënda kësaj teme. Basha foli sot për të hequr paralelet mes qëndrimeve zyrtare opozitare dhe raportit final të organizmave ndërkombëtare.

Po a ishte kjo ajo çka donin të dëgjonin shqiptarët në përgjithësi dhe demokratët në veçanti?A vlen të themi që ne i kemi thënë këto që thotë raporti? Unë them se jo. Demokratët duan të dinë se si do të sillet PD me këto zgjedhje nga pikëpamja institucionale dhe si do të reagojnë demokratët ndaj këtij pushteti ilegjitim? A do të ketë një gjysmanjohje të zgjedhjeve dhe betejë parlamentare,apo mosnjohje të zgjedhjeve dhe thirrje për protesta?

Pra,për sa kohë demokratët nuk janë në qeverisje atëhere duhet të dinë objektivat opozitare, të jenë të qarta dhe jo të formëzuara sipas rastit. Pavarësisht raportit dhe konsideratat e tij për zgjedhjet,është fakt që Edi Rama dhe shpura e tij rilindase vazhdon të qeverisë e qetë,dhe ajo çka mund dhe duhet të bëjë opozita është që të mos e lërë të qeverisë e qetë.

Edhe në kushte normale detyra e opozitës është të kërkojë rrëzimin e qeverisë,ca më shumë në kushte ekstreme kur zgjedhjet kishin një barrë probleme e që me shumë gjasa do të kenë të njëjtat probleme edhe zgjedhjet e tjera sa kohë do të jetë i njëjti kryeministër dhe e njëjta qeveri e dalë nga krimi dhe abuzimi që do i përgatitë.

Pse duhet të besojmë de do të bëhen më të mirë? Basha doli sot dhe foli gjatë për kremastarin që i serviri OSBE-ODHIR ku do të varë kostumin opozitar për katër vitet që vijnë.

PS: Do më kishte pëlqyer që Basha apo dikush nga selia qëndrore të kishin një reagim edhe për dorëheqjet në Korçë,apo le ç’e do?

Të Lidhura

Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025
Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së
Opinione

Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së

12 Shtator, 2025
Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami
Opinione

Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami

12 Shtator, 2025
Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!
Opinione

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!

5 Shtator, 2025
Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.
Opinione

Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.

31 Gusht, 2025
Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Mblidhet sot Kuvendi, PD depoziton listën e anëtarëve të komisioneve
Aktualitet

Mblidhet sot Kuvendi, PD depoziton listën e anëtarëve të komisioneve

24 Shtator, 2025

Kthjellime dhe ngrohtë, sa pritet të shkojnë temperaturat sot
Aktualitet

Kthjellime dhe ngrohtë, sa pritet të shkojnë temperaturat sot

24 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 24 Shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 24 Shtator 2025

24 Shtator, 2025

Shkarkohet zyrtarisht Erion Veliaj! Çfarë ndodhi në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës
Aktualitet

Shkarkohet zyrtarisht Erion Veliaj! Çfarë ndodhi në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës

23 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com