InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Në Europë nuk hyhet nga dritarja e gjeopolitikës, por nga dera e arritjeve

25 Qershor, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
“Demokracia në udhëkryq – Shqipëria në rrezik”

Nga Ardit GJINALI

Pushteti i sotëm shijon lirinë për të pushtuar secilën hapësirë institucionale…qytetari i zakonshëm i këtij vendi, i tilli larg tipareve karakteriale të “Njeriut të Ri”, larg interesave të ndërlidhura me sejmenët e shtet-pushtetit,  përjeton robërimin shpirtëror dhe shoqëror  në atdheun e të njëjtit…mundësi të rrëmbyera nga arbitrariteti, pritshmëri të shuara që qëndrojnë në hirin e zjarrit Neronian pushtet-ushtrues, dinjitet njerëzor i nëpërkëmbur  nga arroganca jo-njerëzore e hazër-zbatuesve të urdhëresave të pushtetit, vullnet i deformuar përmes secilit mekanizëm që jetëson mbrapshtinë, e tilla që  trondit  thellë shpresën për ndryshim përmes synimit të zi të pranimit  të  së  keqes si një normalitet shoqëror.

Jetojmë, përjetojmë dhe shikojmë në pasqyrën e së vërtetës shoqërore të tillin bollëk të propagandës bajate të pushtetit që përmes krekosjes së batutave boshe kërkon të fshehë boshllëkun shoqëror, i tilli i shkaktuar nga arritjet e munguara, premtimet e shkelura dhe  angazhimet e harruara..njëjtë si gotat e kristalta të shampanjës festive për kinse hapjen e negociatave dhe dekoratave të pluhurosura në sirtarët e gënjeshtrës këmbë-shkurtër, por fabul-gjatë…koha është për ti thënë boll të tillit  bollëk  të propagandës që tenton të errësojë mendimin dhe të sëmurë gjykimin qytetar ndaj lehtësisë djallëzore të përcjelljes së dështimeve vetjake si gabim i palëve të treta..për të thonë boll  përmes një reagimi shoqëror demokratik  dhe kurajoje qytetare fituese ndaj secilit instrument shkurajues që vringëllin në hovin e një turravrapi të pandalimtë.

Dështimi për të quajturën hapje të negociatave që do të përkonte me përcaktimin e një date të saktë për zhvillimin e konferencës së parë është trishtim dhe mërzi për Shqipërinë, për shqiptarin me vokacion perëndimor drejton sytë lart për të kërkuar Europën e munguar në secilën ditë të së përditshmes sfilitëse në atdhe…i tilli qytetar po mban mbi shpinën e drobitur faturën e haraçit të një besimi të dhënë tetë vite të shkuara..pikërisht ndaj të njëjtit, keqqeverisja vijon të jetë një borxhlie e keqe…keqqeverisja i ka rrëmbyer të zakonshmit Shqiptar të tillën Europë, në frymë dhe standarte, gjithashtu.

Një përparim i munguar në rrugëtimin e proçesit të Integrimit Europian është gëzimi dhe hareja e pazëshme e enturazhit qeverisës që do të vijojë të gjejë të tillin shesh për të gatitur  përsheshin  qëllimshëm kaotik;-mjegullim, rrëmujë e qëllimtë, kaos… rendi i  xhunglës  demokratike ku patronazhisti dhe informatori përbëjnë thelbin e një ngrehine të madhe asfare institucionale..një ngrehinë që po shndërron Shqipërinë në një humbëtirë të shpresës, një vend të shkretuar nga shpopullimi i vazhdueshëm…Shqipëria që po shndërrohet në vendin e paradës së korrupsionit dhe  rrushfetit mbi dhe nën dorë.

Gishti tregues ndaj Bashkimit Europian apo vendeve përkatëse përmes artikulimit të justifikimeve gjithëfarësh është zëri i së vërtetës së munguar…e vërteta e një dere që ka qenë gjithmonë e hapur nga Unioni, por një derë ku lipset një hyrje meritore..një hyrje ballëlartë përmes vlerave  të përbashkëta dhe demokratikisht të  vërteta. Duhet të jemi të vërtetë me përdhosjen e djeshme të së drejtës në funksion të sundimit sot, duhet të jemi të vërtetë mbi kapjen e shtetit dje për ta njëhsuar me pushtetin sot , duhet të jemi të vërtetë që dje u ngritën themelet e padrejtësisë dhe mundësive të munguara sot…sot nuk mund të stigmatizohet  një dinamikë e  brendshme në BE nga keqqeverisja  sepse hyrja në Europë nuk kalon nga dritarja e gjeopolitikës, por nga dera e arritjeve të munguara.

Të Lidhura

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

TË FUNDIT

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë
Aktualitet

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë

25 Qershor, 2026

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të
Aktualitet

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të

24 Qershor, 2026

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal
Bota

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal

24 Qershor, 2026

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com