InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Qershori, muaji i qershive. Në librin e mjekësisë kineze ato janë…

24 Qershor, 2021
in InfoPress, Të ndryshme
A A
Pse nuk duhet t’i hidhni bishtat e qershive, vetitë magjike që ndikojnë në shëndet

Qershori është muaji i qershive. Ky frut piqet në stinën e nxehtë dhe rezervon energjinë “Yang”. Në librat e mjekësisë kineze janë shënuar gjerësisht vlerat magjike mjekësore të qershisë, veçanërisht për dobishmërinë që ka ajo për bukurinë e lëkurës. Në librin “Ming Yi Bie Lu” është shënuar që lëngu i qershisë mund të aplikohet direkt në lëkurë dhe redukton rrudhat. Qershia i sjell lëkurës një ngjyrë të këndshme dhe redukton ndjeshëm rrudhat.

Mjekësia kineze sugjeron që qershia të përdoret nga personat që janë të pafuqishëm, për ata që vuajnë nga anemia si dhe ata që kanë mungesë të energjisë “Yang” pas një sëmundjeje apo operacioni.

Në lashtësi, në Kinë janë përdorur shumë metoda për rezervimin e qershisë. Për shembull, qershia rezervohej në poçe balte të mbyllur hermetikisht. Kjo poçe lihej nëntokë për një vit. Po ashtu lëngu i qershisë sipas mjekësisë kineze përdoret për djegiet e ndryshme në lëkurë të shkaktuara nga zjarri. Kjo do t’ju lehtësojë dhimbjet nga plagët dhe mund të parandalohet infektimi i saj. Përveç kësaj, konsumi i lëngut të qershisë këshillohet për fëmijët e vegjël pasi parandalon fruthin.

Qershia përmban hekur, një element ky që gjendet më shpesh tek perimet me gjethe jeshile. Konsumi i shpeshtë i qershisë mund të plotësojë kërkesat e trupit për hekur dhe të rifuqizojë hemoglobinën. Në këtë mënyrë parandalohet anemia e shkaktuar nga mungesa e hekurit.

Qershia përmban gjithashtu vitaminë A.

Sasia e vitaminës A tek qershia është 4 deri 5 herë më e lartë se tek rrushi, molla dhe portokalli. Të gjithë ata që punojnë me orare të zgjatura përpara kompjuterit duhet të konsumojnë vitaminë A për të mbrojtur syrtë. Qershia përmban gjithashtu vitaminën C dhe substanca të tjera që ndihmojnë thithjen e hekurit nga zorrët. Përveç kësaj, qershia është burim i mirë i kalium, pektinës, vitaminës B etj.

Sipas studimeve mjekësore moderne, plakja e organeve të njeriut, sëmundjet kronike dhe lindja e disa tumoreve lidhen ngushtë me radikalet e lira. Por, qershia përmban një sërë antioksidantësh, sidomos “anthocyanin”, që shkatërron radikalet e lira.

Në fakt, anthocyanin, vitamina C, vitamina E, karotenet dhe seleni janë konsideruar si anti-oksidantë të fuqishëm për shëndetin e organizmit. Sa më e errët të jetë qershia, aq më e pasur është ajo me antioksidantë. Prandaj vishnjet renditen si qershitë më të shëndetshme, qershia e kuqe renditet në vendin e dytë dhe ajo e verdha në vendin e fundit, përsa i përket sasisë së anti-oksidantëve.

Një gotë lëng qershie në mëngjes dhe një pasdite ndihmon njerëzit në moshë të flenë gjumë më mirë gjatë natës. Sipas një studimi të Universitetit të Luizianës, lëngu i qershisë përmirëson situatën e personave që vuajnë nga pagjumësia.

Qershitë bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në trup. Madje ndryshe nga shumë fruta të tjera, për përdoruesit e qershive vjen edhe një lajm i mirë nga mjekësia popullore. Pasi ata mund të hanë sasi të mëdha qershisë dhe të mos shëndoshen, përkundrazi ky frut bën të mundur rënien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrnave në gjak.

Gjetjet shkencore e viteve të fundit kanë treguar disa veti kimike që përmban qershia si anthocyanins, melatonin, dhe kapacitetin për të absorvuar oksigjen në radikalet, që do të thotë se të mirat shëndetësore që na vijnë nga qershia janë shumë të mëdha. Qershitë janë të mira për konsum për një sërë arsyesh. Ato kanë kolesterol të ulët dhe janë një burim i vitaminës C, Vitamina A, Perillyl, ellagic acid dhe melatonin.

Qershitë ndihmojnë në problemet e tretjes pasi ato kanë përmbajtje të lartë fijesh, qershia thekshëm ndihmon në dhimbjet e muskujve dhe gjithashtu ndihmon në uljen e niveleve të urateve. Ndihmon gjithashtu në lehtësimin e dhimbjes së vazhdueshme të kokës dhe rrit sasinë e ujit në trupin tuaj e cila në afat të gjatë nxit energjinë e një individi dhe shkallen e metabolizmit.

Megjithëse qershia ka shumë avantazhe për shëndetin nuk duhet konsumuar në sasi të lartë. Sipas librit mjekësor “Ben Cao Yan Yi Bu Yi”, qershia është frut zjarri dhe përmban shumë lagështirë. Personat që vuajnë nga astma dhe kolla duhet të kenë kujdes me sasinë e qershisë që konsumojnë.

Personat që nuk duhet të konsumojnë qershi:

1. Ata të cilët vuajnë nga ulcera dhe zjarri i brendshëm, si dhe të gjithë ata që vuajnë nga diabeti.

2. Qershia është një burim i shkëlqyer i kaliumit. Të gjithë ata që vuajnë nga sëmundjet e veshkave nuk duhet ta konsumojnë tepër këtë frut, për shkak të ngarkesave të mëdha të metabolizimit të kaliumit nëpërmjet urinës. Nëse ata që vuajnë nga veshkat do të konsumojnë shumë qershi, dendësia e kaliumit në gjak do të jetë shumë e lartë dhe s’mund të metabolizohet shumë shpejt nëpërmjet urinës. Kjo gjë mund të rezultojë e rrezikshme.

Si t’i zgjidhni qershitë? Shikoni për qershi me lëkurë të lëmuar dhe me shkëlqim. Sa më e errët të jetë ngjyra e kuqe, aq më e mirë është qershia, pasi tregon se ajo është plotësisht e pjekur. Gjithashtu kontrolloni dhe bishtat; ato duhet të jenë jeshile dhe me fleksibilitet, ndërkohë që në momentin që ruhen, marrin një ngjyrë si vishnje në të kafenjtë. Si t’i ruajmë qershitë? Futini në frigorifer në një qese plastike të izoluar mirë. Ato mund të rrojnë deri në disa javë në këtë mënyrë.

Të Lidhura

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën
Të ndryshme

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën

20 Mars, 2026
Procedim penal për drejtoreshën dhe kryekujdestaren e Shtëpisë së të Moshuarëve në Gjirokastër
Të ndryshme

Procedim penal për drejtoreshën dhe kryekujdestaren e Shtëpisë së të Moshuarëve në Gjirokastër

6 Mars, 2026
WhatsApp do të frenojë lajmet e rreme përmes inteligjencës artificiale
Të ndryshme

WhatsApp do të frenojë lajmet e rreme përmes inteligjencës artificiale

1 Mars, 2026
Eduart Ndocaj feston 20-vjetorin e djalit Kevin, mesazh prekës dhe plot krenari prindërore
Të ndryshme

Eduart Ndocaj feston 20-vjetorin e djalit Kevin, mesazh prekës dhe plot krenari prindërore

25 Shkurt, 2026
Nga fjala e tretë “GOL” në vëmendjen e AC Milan/ Historia e veçantë e vogëlushit Theo Haska
Të ndryshme

Nga fjala e tretë “GOL” në vëmendjen e AC Milan/ Historia e veçantë e vogëlushit Theo Haska

24 Shkurt, 2026
Flamengot dhurojnë spektakël në lagunën Divjakë – Karavasta, Rama publikon pamjet mahnitëse
Të ndryshme

Flamengot dhurojnë spektakël në lagunën Divjakë – Karavasta, Rama publikon pamjet mahnitëse

23 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin
Kulturë

“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin

25 Mars, 2026

Ekspozita e librave të ndaluar ringjall kujtesën historike në Muzeun e Luftës së Ftohtë në Gjirokastër
Aktualitet

Ekspozita e librave të ndaluar ringjall kujtesën historike në Muzeun e Luftës së Ftohtë në Gjirokastër

25 Mars, 2026

“Përmes konfuzionit”, poetja Sibora Taraj sjell vargjet që zbërthejnë enigmën e dashurisë
Kulturë

“Përmes konfuzionit”, poetja Sibora Taraj sjell vargjet që zbërthejnë enigmën e dashurisë

25 Mars, 2026

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com