Pritet një tjetër ditë e kthjellët dhe e nxehtë, me vranësira të lehta gjatë paradites në zonat perëndimore, ndërsa pasditja zhvillon vranësira në zonat malore, por jo reshje. Temperaturat vijojnë me rritje në të dy vlerat e ditës duke variuar nga 14 në 37-38°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det nga drejtimi jugor gjatë gjithë ditës, duke krijuar në det dallgëzim të ulët.