Një ilaç i prodhuar nga kompania izraelite Bonus BioGroup për trajtimin e pacientëve me COVID-19 ka rezultuar 100% i sukssesshëm.
Trajtimi është në fazën e dytë të provave klinike dhe trajton pjesën e frymëmarrjes së pacientëve.
90% e pjesëmarrësve në prova vuanin nga sëmundje të ndërlikuara, por secili prej tyre pas trajtimit me ilaçin MesenCure rezultoi me përmirësime të dukshme.
Po ashtu rezultatet u dukën edhe në rrezet x të gjoksit, ku para trajtimit 55% të mushkërive të një personi kishin inflamacion, kurse pas trajtimit shifra ra në 15%.
Pacientët gjithashtu treguan funksion të përmirësuar ndjeshëm të frymëmarrjes, me ngopjen e gjakut me oksigjen që tregon një rritje prej 95 përqind.
Përdorimi i ilaçit gjithashtu kishte përfitime të tjera tek pacientët, përfshirë lëvizjen e përmirësuar, aftësinë për të kryer veprime rutinë dhe në përgjithësi u mundëson atyre që të kujdesen më mirë për veten e tyre.