InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Zullumi këputet duke u trashur

16 Maj, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Zgjedhjet në autokraci nuk i fitojnë opozitat. Faji i humbjes nuk është …

Nga Sonila Meço

Në këto kohë ka kaos në e jashtë mendjes së secilit. Shumë zhurmë, pasiguri, konfuzion, nyje të forta që as nuk guxon t’u avitesh për t’i zgjidhur, sepse koklavitja e tyre demoralizon, shtang, zmbraps.

Dhe po! Vështirë të gjesh kënd në majë a fund të kreshtës së fatit, që të bëjë përjashtim nga “rregulli” i kaosit të fortë shpirtëror e pasigurisë materiale. Mandej, për vendthin ku na ka rënë për hise të rrisim fëmijë e pleqërojmë, nyjet ngjajnë edhe më të pamundura: pak njerëz, shumë lidhje, plot intrigë për metër katror në funksion të mbijetesës dhe ca kusure të shkuare, që bluajnë si mullinj shekullorë një mentalitet province me të gjitha komplekset e veta.

Dhe këtu niset e ftillohet një paranojë sa individuale, aq edhe kolektive: “Asgjë nuk është siç duket”, “Asnjë nuk duhet besuar”, “Ai ka shitur akshin, akshi e ka ngrënë me gjithë lëvozhgë”, “Lere se është më e thellë ajo punë, e di unë”, “Ata janë mjeshtra, kanë bërë pakt me djallin”, “Këta janë axhami, u janë squllur neuronet nga naiviteti”, “Nuk bëhet dhe pikë”, “E di amerikoni atë punë, atë nuk e do gjermoni”, “E luan nëntoka nga poshtë gjithë skemën, e luajnë masonët nga lart gjithë mekanizmin” etj, etj…

Mundet…mundet të jetë secila prej tyre, të gjitha bashkë a ndoshta asnjëra, por ka një parim vetmbrojtës truri i njeriut, që i pastërvitur me arsim, kulturë, përvojë nuk e fut në punë:
Çdo gjë me radhë, çdo fije nga një përballë nyjes, çdo veprim për të shkokolepsur kaosin duhet ndërmarrë me llogaritje pasoje, fillimisht pak distancë për të kuptuar perspektivën e së tërës për të vendosur nga do nisësh, pa tutje se në kaos je gjithsesi, dorëzimi nuk shpie kurrkund, përpjekja sado e vogël e pastron një copëz vend duke të të afruar qoftë edhe pak drejt më pak parregullsie.

Ndaj, frymëmarrje e thellë para verdiktit “s’bëhet!”, se nuk na ka detyruar kush të ndërtojmë botën duke shkatërruar veten.
Radhë në veprime me perspektivën e madhe e të vockël të fituar nga një kqyrje pa përfundime të thjeshta, jo dorëzim se i bie të lësh nyjën të të arrijë ty e jo ti t’ja shkurtosh ca hapësirën dhe në fund, askush nuk ka manualin e fatit në dorë, as përgjigjen përfundimtare, paranojat ushqehen pa na ushqejnë. Nisim kështu të vëmë rregull në kaosin e kokës, ndërsa kokat e qëllimshme për të bërë kaos lërini të japin verdikte, përfundime, duke i bërë sehir nyjës që nesër do zërë edhe ata.

Të Lidhura

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!
Opinione

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!

5 Shtator, 2025
Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.
Opinione

Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.

31 Gusht, 2025
Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025
Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia
Opinione

Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia

10 Gusht, 2025
Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?
Opinione

Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?

9 Gusht, 2025
Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!
Opinione

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!

5 Gusht, 2025

TË FUNDIT

HOROSKOPI I DITËS, e martë 9 shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 9 shtator 2025

9 Shtator, 2025

Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, GJKKO shqyrton sot kërkesën e ish-presidentit
Aktualitet

Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, GJKKO shqyrton sot kërkesën e ish-presidentit

8 Shtator, 2025

FOTO/ Këngëtarja e njohur çmend ndjekësit me pamjen e saj, shafqet me fustan provokues…
Show Biz

FOTO/ Këngëtarja e njohur çmend ndjekësit me pamjen e saj, shafqet me fustan provokues…

8 Shtator, 2025

Më pak nxënës në shkolla, zv.ministrja e Arsimit garanton mësuesit: S’ka largime!
Të ndryshme

Më pak nxënës në shkolla, zv.ministrja e Arsimit garanton mësuesit: S’ka largime!

8 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com