InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ankesat e PD-LSI për rezultatin e zgjedhjeve, flet Ledio Braho: Këto janë 2 qarqet ku mund të ndryshojë rezultat

13 Maj, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Ankesat e PD-LSI për rezultatin e zgjedhjeve, flet Ledio Braho: Këto janë 2 qarqet ku mund të ndryshojë rezultat

Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike kanë dërguar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve ankimime për rezultatin e zgjedhjeve në 9 qarqe.

Anëtari i KAS, Ledio Braho, shpjegon ne Top Talk si po vazhdon procesi i verifikimit të ankimimeve. “Janë bërë ankesa për 10 qarqe, nga PD, LSI dhe 3 ankimime nga kandidatë të pavarur, që mbështeten nga Lëvizja Vetëvendosje. Kryesisht, opozita kërkon pavlefshmëri të zgjedhjeve në 9 qarqe.

Aty flitet për shkelje të rënda të ligjit, jo vetëm shkelje të kodit zgjedhor. Nëse gjendet qoftë një fletë votimi e manipuluar, do të vërtetohen personat përgjegjës. Gjithsesi, një fletë votimi, nuk e bën të gjithë procesin të pavlefshëm. Ajo që mund të dalë nga hetimi administrativ, nëse del që një qendër votimi është krejtësisht e manipuluar, ndryshon rezultatin”, thotë ai.

Ai veçon qarkun e Durrësit dhe Beratit, ku shpjegon se vetëm aty mund të ketë ndryshim të rezultatit: “Nga ankimet, del që të vetmet qarqe janë Berati dhe Durrësi, ku LSI pretendon rinumërim në disa prej qendrave të votimit. Në Berat, LSI e ka humbur mandatit për 77 vota dhe një rivlerësim i votave të pavlefshme dhe votave të tjera mund të sjellë ndryshim. Mjafton që një anëtar i KAS, të kërkojë rihapjen e një kutie me fletë ku ka shënime apo ku mendohet se ka shkelje në numërim dhe vlerësim, dhe pasi bëhet, mund të dalë rezultat i ri”.

Braho tregon pretendimet e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Berat: “Një nga rastet që LSI ngre për qarkun e Beratit, janë disa qendra votimi, ku kërkojnë pavlefshmërinë sepse nuk ka listë zgjedhësish. Nuk është printuar një listë zgjedhësish nga pajisja Pay, po ashtu nuk ka “hard copy”, që të kenë nënshkruar votuesit. Kjo do të shihet, nëse është pavlefshmëri apo jo. Që të pranohet pavlefshmëria në një qendër votimi, duhet të jenë dakord, katër anëtarë të KAS-it, shumicë e cilësuar”.

Në qarqet e tjera kërkohet pavlefshmëri totale e zgjedhjeve, gjë që duket shumë e vështirë për t’u verifikuar, thotë anëtari i KAS. “Duke iu referuar të gjitha ankimimeve, përveç qarkut të Beratit dhe të Durrësit, të gjitha ankimimet e tjera, pretendojnë vetëm për pavlefshmëri totale të zgjedhjeve. Është e vështirë për t’u provuar dhe do të varet dhe nga mënyra si do të kryhet hetimi nga KAS, nëse do të pranohen prova të tjera.

LSI i bazon këto pretendime nga filmimet që ka marrë nga KQZ, për çdo kuti numërimi. Pretendimet e PD-së kanë të bëjnë me vullnetin e votuesit, para se të shkonte të votonte”, sqaron Braho.

Të Lidhura

Kur besimi flet shqip: momentet prekëse nga pagëzimi i nipit të Eduart Ndocajt në Milano
Aktualitet

Kur besimi flet shqip: momentet prekëse nga pagëzimi i nipit të Eduart Ndocajt në Milano

24 Maj, 2026
Axhami për Revoltën e Qafë Barit: “Pa u përballur me të shkuarën, demokracia mbetet e brishtë”
Aktualitet

Axhami për Revoltën e Qafë Barit: “Pa u përballur me të shkuarën, demokracia mbetet e brishtë”

22 Maj, 2026
“Çdo pronë e lirë shtetërore t’u jepet pronarëve për kompensim”, reagon ashpër Shpëtim Axhami: Toka shqiptare nuk mund të shitet te të huajt
Aktualitet

“Çdo pronë e lirë shtetërore t’u jepet pronarëve për kompensim”, reagon ashpër Shpëtim Axhami: Toka shqiptare nuk mund të shitet te të huajt

18 Maj, 2026
Kolapsi në KLSH në të cilin dergjet vetë Kryetari i këtij institucioni 
Aktualitet

Kolapsi në KLSH në të cilin dergjet vetë Kryetari i këtij institucioni 

15 Maj, 2026
PLL: Do të kandidojmë me listat tona të pavarura për këshillat bashkiakë në zgjedhjet vendore
Aktualitet

PLL: Do të kandidojmë me listat tona të pavarura për këshillat bashkiakë në zgjedhjet vendore

9 Maj, 2026
Analisti Rron Gjinovci: Nuk ka shtet më armiqësor ndaj Kosovës se Shqipëria “e radhitur menjiherë mas Serbisë”
Aktualitet

Analisti Rron Gjinovci: Nuk ka shtet më armiqësor ndaj Kosovës se Shqipëria “e radhitur menjiherë mas Serbisë”

9 Maj, 2026

TË FUNDIT

Kur besimi flet shqip: momentet prekëse nga pagëzimi i nipit të Eduart Ndocajt në Milano
Aktualitet

Kur besimi flet shqip: momentet prekëse nga pagëzimi i nipit të Eduart Ndocajt në Milano

24 Maj, 2026

“Vargu si klithmë e shpirtit”/ Recensë mbi poezinë “Ku e kam vargun?” të poetes Eva Kacanja
Kulturë

“Vargu si klithmë e shpirtit”/ Recensë mbi poezinë “Ku e kam vargun?” të poetes Eva Kacanja

23 Maj, 2026

Axhami për Revoltën e Qafë Barit: “Pa u përballur me të shkuarën, demokracia mbetet e brishtë”
Aktualitet

Axhami për Revoltën e Qafë Barit: “Pa u përballur me të shkuarën, demokracia mbetet e brishtë”

22 Maj, 2026

“Çdo pronë e lirë shtetërore t’u jepet pronarëve për kompensim”, reagon ashpër Shpëtim Axhami: Toka shqiptare nuk mund të shitet te të huajt
Aktualitet

“Çdo pronë e lirë shtetërore t’u jepet pronarëve për kompensim”, reagon ashpër Shpëtim Axhami: Toka shqiptare nuk mund të shitet te të huajt

18 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com