Video që po shihni është momenti, kur militantët palestinezë thone se kanë qëlluar me 130 raketa në qytetin izraelit të Tel Aviv.
Sipas mediave të huaja, hedhja e raketave vjen si kundërpergjigje, pas një sulmi ajror izraelit, ku shembi kullat në Rripin e Gazës, që si pasojë humbën jetën 30 persona dhe u plagosën disa të tjerë.
Në video shihen se pallatet shkatërrohen dhe vendi mbushet tym e flakë.
Banorët në Gaza raportuan bombardime në ndërtesa shumëkatëshe, ndërsa familjet kaluan natën në bodrume. Të martën në mbrëmje, një kullë 13-katëshe u godit nga një sulm ajror izraelit dhe u shemb. Më parë banorëve u ishte thënë të evakuohen.
Nga ana tjetër vetëm disa orë më vonë ka ardhur përgjigja edhe nga palestinezët të cilët hodhën raketat drejt Tel Aviv.
Tre njerëz u raportuan të plagosur kur një raketë goditi një autobus në Holon, në jug të Tel Aviv. Aeroporti aty pranë Ben Gurion u mbyll dhe fluturimet hyrëse u devijuan për në Qipro.
Hamas dhe grupe të tjera në Rripin e Gazës filluan të lëshonin raketa pas flakëve të së hënës jashtë xhamisë Al-Aqsa në Malin e Tempullit të Jeruzalemit.
Sakaq, Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se sulmet ajrore kundër Gazës do të rriten në ‘forcë dhe frekuencë’ për shkak të breshërisë së raketave që filloi të hënën.