InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Angazhimi im, bashkimi i të gjithë demokratëve dhe qytetarëve të ndershëm”, ish-kandidati Hasani fillon turin e takimeve në Pukë me strukturat lokale: Dinjitetin tuaj, askush s’mund ta nëpërkëmbë!

8 Maj, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Politikë
A A
“Zgjedhjet e 25 prillit, as nuk do të njihen dhe as nuk do të prodhojnë pushtet dhe përfaqësues legjitim”, ish-kandidati Hasani mesazh falënderues për zgjedhësit e zonës së tij: Krenar për vlerat dhe qëndresën tuaj!

“Angazhimi im, është dhe do të jetë në funksion të bashkimit të të gjithë demokratëve dhe qytetarëve të ndershëm, për të krijuar maxhorancën morale dhe numerike, si dhe për të përmbysur njëherë e përgjithmonë këtë sistem antivlerash të krijuar për interesa të ngushta ekonomike, por që mban peng banorët e trevës së Pukës dhe që pamundëson vizionin zhvillimor të saj”, me këtë mesaz iu është drejtuar banorëve të bashkive Pukë dhe Fushë-Arrëz, ish-kandidati për deputet Lodovik Hasani, i cili edhe pse nuk arriti të sigurojë mandatin për në Kuvendin e Shqipërisë, ka zhvilluar një fushatë impresionuese duke marrë një rezultat të kënaqshëm, pasi përballë kishte makinerinë e pushtetit lokal dhe qendror, si dhe falangat e krimit të organizuar.

Z.Hasani, ka njoftuar strukturat e degës lokale dhe mbështetësit e tij se nuk do të heqë dorë nga beteja për t’i siguruar zgjedhësve pukjanë votën e lirë, dhe përmes turit të takimeve, do komunikojë vazhdimisht me qytetarët duke shpalosur strategjinë e arritjes së këtij qëllimi.

Mesazhi i plotë:

Vëllezërit e mi pukjanë!
Me besimin se asgjë nuk e ndal triumfin e demokracisë dhe të vlerave të saj, si dhe me vullnetin tim të palëkundur për të vijuar misionin e mbrojtjes së votës së lirë dhe të verdiktit tuaj, që prej 8 vitesh devijohet në mënyrë sistematike dhe përcaktohet nga struktura të botës kriminale, do vazhdoj të jem një zë i fuqishëm i juaji, pavarësisht qënies sime jashtë Kuvendit të Shqipërisë.
Në vijim të këtij misioni, premtoj se do të jem gjithnjë dhe kurdoherë pranë jush, pasi vlerat dhe dinjitetin tuaj, nuk mundet askush t’i nëpërkmbë për qëllime të oligarkëve dhe të banditëve “ pa din e pa imam“ që vërtiten nëpër zonë si komitë duke njollosur imazhin e trevës sonë fisnike.
Angazhimi im, është dhe do të jetë në funksion të bashkimit të të gjithë demokratëve dhe qytetarëve të ndershëm, për të krijuar maxhorancën morale dhe numerike, si dhe për të përmbysur njëherë e përgjithmonë këtë sistem antivlerash të krijuar për interesa të ngushta ekonomike, por që mban peng banorët e trevës së Pukës dhe që pamundëson vizionin zhvillimor të saj.
Që dje, kam filluar turin e takimeve me drejtues të strukturave të bashkive Pukë dhe Fushë-Arrëz, me të cilët kam ndarë mendime dhe diskutime të ndryshme, me qëllim përpilimin e një strategjie që synon komunikimin kapilar dhe permanent me banorët, si dhe mbajtjen në koherencë të strukturave të PD, ndaj të cilave unë shpreh gjithë vlerësimin tim maksimal.
Do të jem i pranishëm herë pas here, në Pukë dhe në Fushë-Arrëz, për të dëgjuar dhë për të bashkëbiseduar intensivisht me ju për cdo problematikë, ndaj u ftoj të vijojmë këtë rrugë sëbashku, pasi unë, nuk do tërhiqem nga misioni për të qenë zëri juaj! Bashkërisht, do mundim “komitët e natës“ dhe do i rikthejmë dinjitetin trevës sonë duke afirmuar një sistem përfaqësimi në cdo hallkë pushteti, përmes votës së lirë. Bashkërisht, nuk do lejojmë të devijohet vullneti i zgjedhësve pukjanë!
Mirënjohje për të gjithë ju !
Lodovik Hasani

Të Lidhura

Berisha me zyrtarët e KE: Afera e AKSHI-t, Karçanaj është fake, e vërteta është Linda Rama
Aktualitet

Berisha me zyrtarët e KE: Afera e AKSHI-t, Karçanaj është fake, e vërteta është Linda Rama

1 Prill, 2026
Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme
Aktualitet

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme

30 Mars, 2026
Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara
Aktualitet

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara

29 Mars, 2026
Skandali seksual në KLP/ Pyetet në SPAK gruaja që denoncoi Olger Eminaj! BKH i kontrollon telefonin
Aktualitet

Skandali seksual në KLP/ Pyetet në SPAK gruaja që denoncoi Olger Eminaj! BKH i kontrollon telefonin

28 Mars, 2026
Gjirokastër/ Policia zbërthen rrjetin e emigrantëve të paligjshëm, 2 në pranga dhe 2 automjete të sekuestruara
Aktualitet

Goditet skema e mashtrimit në Gjirokastës/ 35 biznese viktima të 26-vjeçarit që hiqej si zyrtar

28 Mars, 2026
Një zë i fortë në kohë sfidash/ Enkelejda Veliu hyn në garë për të udhëhequr Partinë Demokratike në Fier
Aktualitet

Një zë i fortë në kohë sfidash/ Enkelejda Veliu hyn në garë për të udhëhequr Partinë Demokratike në Fier

28 Mars, 2026

TË FUNDIT

“1 Prilli, Dita  e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini
Të ndryshme

“1 Prilli, Dita e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini

1 Prill, 2026

Selin merr një mesazh nga DJ Gimbo: Seriozisht po më le pa…
Show Biz

Selin merr një mesazh nga DJ Gimbo: Seriozisht po më le pa…

1 Prill, 2026

Brikena Kapedani, zëri i ri që po afirmohet fuqishëm në poezinë shqiptare
Kulturë

Brikena Kapedani, zëri i ri që po afirmohet fuqishëm në poezinë shqiptare

1 Prill, 2026

Berisha me zyrtarët e KE: Afera e AKSHI-t, Karçanaj është fake, e vërteta është Linda Rama
Aktualitet

Berisha me zyrtarët e KE: Afera e AKSHI-t, Karçanaj është fake, e vërteta është Linda Rama

1 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com