InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

PD dhe LSI: Rinumërim të votave të pavlefshme dhe ndëshkim blerjes së votës…

4 Maj, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
PD dhe LSI: Rinumërim të votave të pavlefshme dhe ndëshkim blerjes së votës…

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të kërkojnë rinumërim të votave në disa zona zgjedhore. Vendimi vjen pas parregullsive flagrante që janë vënë re në shpalljen e rezultatit paraprak të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Dy partitë kryesore të opozitës janë duke hartuar dosje voluminoze për të gjitha shkeljet e rënda ligjore, ku veç rinumërimit janë bërë dhe një sërë padish penale ndaj PS dhe zyrtarëve të saj për blerje të votave dhe shkatërrim të procesit zgjedhor. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mbledhjen me drejtuesit e strukturave të PD në gjithë vendin, kërkoi nga zyrtarët e PD që të dokumentojnë të gjitha shkeljet e 25 prillit si dhe para e pas procesit zgjedhor. Basha ka deklaruar se çdo parregullsi me zgjedhjet do të trajtohet në rrugë ligjore për të dëshmuar grabitjen e zgjedhjeve. Veç rrugës ligjore, dosja me shkeljet e dokumentuara të PS në zgjedhje do të dërgohet në të gjitha kancelaritë ndërkombëtare. Ivi Kaso, Sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike, deklaroi dje se në bazë të shkeljeve të dokumentuara do të kërkohet rinumërimi i votave dhe rivlerësimi i tyre në disa zona të vendit. “Besojmë që materialet që ne nxjerrim dhe do t’i paraqesim para institucioneve ligjizbatuese, por edhe në institucionit të zgjedhjeve besojmë se janë materiale që çojnë në rinumërimin dhe rivlerësimin të një numri të caktuar votash dhe kutish”,- tha dje Ivi Kaso.

Ndërkohë LSI ka prezantuar këto ditë pamje filmike të manipulimeve që komisionerë të Partisë Socialiste kanë bërë gjatë procesit të numërimit të votave. Zëvendëskryetarja e LSI, Erisa Xhixho tha dje se strukturat e kësaj force politike po kontrollojnë pamjet filikë për të 83 mijë votat që janë shpallur të pavlefshme më 25 prilli. Bazuar në të dhënat e para, LSI thotë se do të kërkojë rinumërim në disa zona zgjedhore. “Beteja jonë do të vazhdojë çdo ditë, pasi procesi nuk ka përfunduar ende. Ne nuk do ndalojmë deri në numërimin dhe rinumërimin e çdo vote të vlefshme, në respekt të vullnetit të çdo votuesi. Qytetarët shqiptarë meritojnë që procesi të mbyllet me transparencë dhe në bazë të ligjit deri në fund, sepse besimi i tyre te fuqia e votës jo vetëm s’duhet cenuar, por është me rëndësi për demokracinë në vendin tonë”,- tha zëvendëskryetarja e LSI, Erisa Xhixho. Krahas rinumërimit, PD dhe LSI kanë dorëzuar në SPAK disa padi që flasin për abuzimet e PS-së para dhe gjatë zgjedhjeve. Blerja e votave, keqpërdorimi i fondeve publike dhe deri denoncime për kandidatë të PS që kanë ndërhyrë në proces, janë vetëm një pjesë e vogël dosjes që partitë e opozitës kanë për 25 prillin. Prokuroria Speciale, deri më sot, edhe pse ka një sërë denoncimesh të rënda që nisin me ngjarjen e Elbasanit dhe përfundojnë në zyrën e disa ministrave të qeverisë për abuzime gjatë fushatës, ende nuk ka folur. Krimet zgjedhor janë më të rënda sesa korrupsioni, sepse vjedhja e zgjedhjeve prodhon më pas dhe vjedhje të buxhetit. Mos ndëshkimi i këtyre krimeve është goditja më e madhe që u bëhet zgjedhjeve të 25 prillit dhe proceseve të tjera elekotrale që vijnë më pas. Dokumentimi i manipulimeve të zgjedhjeve nga opozita do të kalojë në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) në KQZ, i cili dhe pse duhet të zbatoj ligjin anëtarët i ka të zgjedhur në mënyrë partiake me shumicë socialiste. Pas KAS, procesi mund të shkojë në Kolegjin Zgjedhor i cili jep vendimin final për çdo ankesë të partive politike. Gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor kanë kaluar të gjithë venttingun dhe me vendimet e tyre do të dëshmojnë dhe se çfarë ka prodhuar realisht reforma në drejtësi në Shqipëri. Nëse Kolegji nuk merr parasysh kërkesat e opozitës dhe fakte flagrante që janë publike për këto zgjedhje, atëherë kjo do të jetë dhe goditja finale që i jepet reformës në drejtësi.

Të Lidhura

Jorida Tabaku: Nuk jam kandidate për Bashkinë e Tiranës!
Aktualitet

Jorida Tabaku: Nuk jam kandidate për Bashkinë e Tiranës!

17 Shtator, 2025
Ngacmonte s*ksualisht nxënëset përmes mesazheve në WhatsApp, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit 
Aktualitet

Ngacmonte s*ksualisht nxënëset përmes mesazheve në WhatsApp, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit 

16 Shtator, 2025
Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare
Politikë

Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare

15 Shtator, 2025
Scorpions rikthehen në Tiranë pas 24 vjetësh për një koncert madhështor
Aktualitet

Scorpions rikthehen në Tiranë pas 24 vjetësh për një koncert madhështor

15 Shtator, 2025
E rrallë, 10 mami të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në pritje të ëmbël
Aktualitet

E rrallë, 10 mami të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në pritje të ëmbël

14 Shtator, 2025
Eduart Ndocaj: “Rama 4”, qeveri pa identitet, Shqipëri pa përfaqësim
Politikë

Eduart Ndocaj: “Rama 4”, qeveri pa identitet, Shqipëri pa përfaqësim

14 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Jorida Tabaku: Nuk jam kandidate për Bashkinë e Tiranës!
Aktualitet

Jorida Tabaku: Nuk jam kandidate për Bashkinë e Tiranës!

17 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 17 Shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 17 Shtator 2025

17 Shtator, 2025

Ngacmonte s*ksualisht nxënëset përmes mesazheve në WhatsApp, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit 
Aktualitet

Ngacmonte s*ksualisht nxënëset përmes mesazheve në WhatsApp, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit 

16 Shtator, 2025

Dalin pamjet nga DASMA e Besa Kokëdhimës
Show Biz

Dalin pamjet nga DASMA e Besa Kokëdhimës

16 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com