Nga Blerina Llalla
Nga Divjaka sot morëm shembullin e pastër se si Bashkia dhe Policia janë të kapura me njëra-tjetrën me vëllazëri gjaku, dhe kur i shtojmë Partinë Socialiste ndaj qytetarëve kërcet dajaku. Si mund të besosh në drejtësi kur politika ka kapur policinë?!
Ky është simboli i fytyrës së shtetit përballë qytetarëve, pērballë të drejtës përballë politikës dhe në veçanti përballë Femrës. Femra e cila në shoqërinë shqiptare vijon ende të mbetet me e dhunuara në familje, shoqëri dhe nga shteti! Të thuash respekt ndaj grave s’do të thotë vetëm ti sigurosh pjesmarrje!
Ky është simboli dhe fytyra e një shteti që nuk mund kurrë të të mbroj! Sepse kur ti ke tē drejtë, ai të gjymton! Sepse kur ti sheh që ndergjegja shtetërore ka rënë, ai të gjymton! Sepse kur ti sheh një padrejtësi ai të gjymton! Sepse kur ti do të kallzosh një padrejtësi ai të sakaton! Sepse kur ti do të thuash të verteten ai të gjymton në mbrojtje të gënjeshtrës! Sepse kur ti don të veprosh në emër të së drejtës ai hungërin si kafsh e tërbuar. Dhe kur të gjitha këto i bën një femër ai tërbohet dyfish! Si bëjnë më dritë sytë! Ska as kod moral, as kod etik, as njerzillëk! Ai shteti perves maskilist! Ai shteti pervers burracak! Ai shteti pervers që sdi të bëjë një punë! Ai shteti pervers që trimnin sdi ta tregojë në fushëbetejën e krimin por me femrën! Sepse eshte i tredhur në mendje nga politika dhe këto ditë frymom vetëm votë! Votë! Parti! Parti!
Mbani duart larg nga qytetarët në ditën e zgjedhjeve policia që s’duam! Mbani duart larg nga femrat! Mbani duart larg nga dhuna shteti më pervers në historinë e Shqipërisë në këto 30-vite me fytyrën e idhullit tuaj Edi Rama. Dhe ndodhin histori si këto, që të kujtojnë ato thashethemet, ska dalë Linda se ja ka thyer dorën Edi po nuk tregon njeri. Sepse ju s’njihni njerezillëk! Policia e majtë e detyruar ose e kapur nga politika, bëni kujdes! Nesër mbani duart larg nga qytetarët.
Shënoni: Policia që s’duam është ajo që kur trash zërin krimineli ikën me vrap! Dhe kur Gruaja punon në emër të drejtësisë ia thyen kockat! Çdo gjë mbrapsht! Policia që s’duam mban emrin policia rilindase!











