InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Rama nën patronazhin politik të Vuçiç!

19 Prill, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Rama nën patronazhin politik të Vuçiç!

Nga Ermal XHELILAJ

Pavarësisht problematikave madhore që kanë karakterizuar tranzicionin e komplikuar demokratik të shtetit shqiptar lidhur me shtetin e të drejtës, ekonominë, sistemin demokratik, standartet e zgjedhjeve apo integrimin euro-atlantik, deklaratat pro-Rama të një zyrtari kontroversal e nacionalist serb si Vuçiç, në kontekstin e situatës së vështirë politike që po përjeton vendi, reflektojnë një konotacion negativ jashtë konceptit normal politik lidhur me të ardhmen dhe orientimin Europian të Shqipërisë.
Qendrimi zyrtar i Vuçiç, qartazi një mbështetje elektorale për Ramën, është një indikator që pasqyron projeksionin se si një shtet si Serbia që të tashmen e të ardhmen e tij e mbështet në politika pro-ruse, në një kurs të mundshëm përplasjeje me NATO si dhe në luftën konstante politiko-diplomatike kundër shtetësisë së Kosovës, pra kundër interesave strategjike e kombëtare të Shqipërisë, përpiqet të ketë një impakt domethënës në rizgjedhjen e Ramës si kryeministër pas 25 prillit.
Po përse Vuçiç është i interesuar që Rama të jetë sërisht në pushtet për katër vitet e ardhshme?
E para, Rama ka treguar gjatë kësaj periudhe se është një bashkëpuntor i vlefshëm për Vuçiç politikisht, ekonomikisht dhe në aspektin e strategjisë së integrimit. Në parë në këtë optikë, Rama ka qenë pjesë e rëndësishme integrale e planit Thaçi-Vuçiç për ndarjen e Kosovës dhe rrjedhimisht asgjesimin shtetësisë së saj. Kjo sigurisht për Serbinë është një mbështetje politike kardinale.
Nga ana tjetër, Vuçiç i intereson një Shqipëri jashtë BE-së, e cila nuk mund të mbështes në mënyrë efikase konsolidimin e shtetësisë së Kosovës jashtë strukturave e institucioneve të saj . Është në interesin e Serbisë që Shqipëria të jetë “mendjehapur” për bashkëpunim pro-lindor edhe me shtete që reflektojnë problematika me demokracinë, shtetin e së drejtës e të drejtat e njeriut. Mbajtja peng e Shqipërisë me fantazmat politike të ish-regjimit komunist është padyshim në interesin e objektivat e Vuçiç.
E dyta, Rama gjatë kësaj kohe i ka ofruar Vuçiç karta-bianca mbi krijimin e një strukture ballkanike Mini-Shengen, e cila jo vetëm promovon politikisht e ekonomikisht Serbinë si lider rajonal, por instalon barriera të konsiderueshme politike e diplomatike për konsolidimin e Kosovës si një shtet-subjekt i të drejtës ndërkombëtare.
Në këtë kontekst, Serbia shfaqet si një promotore e bashkëpunimit, paqes e sigurisë rajonale, kur faktikisht ka qenë pikërisht ajo që ka shkaktuar destabilizimin e rajonit me konflikte të armatosura gjatë tre dekadave të fundit në Ballkan. Nga ana tjetër, Shqipëria, e cila normalisht rrugëtimin e objektivat e saj strategjik duhet t’i orientonte drejt BE, ka ngecur në kurthin politik rajonal të Vuçiç.
E treta, është kundër qëllimeve strategjike e nacionaliste serbe të Vuçiç që Partia Demokratike të jetë fituese e zgjedhjeve të 25 prillit. Ka qenë pikërisht gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike që Kosova fitoi pavarësinë e saj, vendi aderoi në NATO, marrëdhëniet Shqipëri-SHBA arritën nivelin më të shkëlqyer me vizitën e Presidentit Bush, dhe u përgatitën kushtet optimale për ratifikimin e MSA Shqipëri-BE. Partia Demokratike gjithashtu ka treguar vullnet të fortë për vazhdimin e rrugëtimin drejt integrimit të plotë me BE, si dhe është shprehur kundër ndarjes së Kosovës.
Fatkeqësisht, patronazhi politik i Vuçiç mbi Ramën dhe Qeverinë e tij ka treguar qartazi gjatë viteve të fundit regresin substancial që vendi ka pësuar. Nëse Rama do të jetë në pushtet sërisht, patronazhi anti-shqiptar i Vuçiç mbi atë dhe Qeverinë tij do të vazhdoj ta orientoj Shqipërinë drejt një të ardhme të pasigurt në kundërshtim me interesat kombëtare të vendit. Nëse shqiptarët duan që progresi ekonomik e integrimi i vendit të bëhen realitet duhet të votojnë ndryshimin.
Vetëm me ndryshimin Shqipëria fiton.

Të Lidhura

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme
Aktualitet

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme

30 Mars, 2026

HOROSKOPI I DITËS së sotme, hënë 30 mars 2026!
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS së sotme, hënë 30 mars 2026!

30 Mars, 2026

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara
Aktualitet

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara

29 Mars, 2026

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin
Bota

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

29 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com