Nga Era Dushi
Jemi në një moment ku populli i thjeshtë më shumë se platformave dhe premtimeve elektorale ju beson individëve…. dhe nuk e kemi fjalën fare për figurat e njohura politike. Aq shpesh i kemi parë e dëgjuar ata sa na dalim dhe në ëndërr. E kemi fjalën për të rinjtë e të rejat (sidomos figurat e ekranit) që e ndjenë si detyrë ndaj vendit ti bashkohen politikës dhe të ndikojnë që ajo ti kthejë sytë nga njerëzit dhe obbjektivi të jetë mirëqenia. Nuk është e lehtë aspak dhe na besoni që askush nuk e prish rehatinë e vet nëse nuk ka një shpirt të fortë luftarak dhe një vizion të qartë dhe të besueshëm.

Në pa mumdësi për ti prekur të gjithë me radhë, sot veçojmë Ori Nebiajn e cila angazhimet në politikë i ka nisur këtu e 8 vite më parë. Ori njihet si vajza e ëmbël e ekranit, e cila do ti tregojë shqiptarëve se është më shumë se kaq. Ish zëdhënësja e partisë Demokratike po bën një fushatë të denjë e të ndershme duke predikuar derë më derë platformën të cilën përfaqëson dhe e beson. E nëse njerëzit kanë humbur besimin në politikë e premtime, sigurisht që figurave si Ori ju besojnë. Ndaj Shqipëria nuk ka marrë fund, ka ende shpresë. Sa më shumë besim dhe hapësira drejtuese t’ju jepni grave dhe vajzave aq më shpejt do të shikoni ndryshime radikale në këtë vend përrallor, por me qeveri që e keqtrajton.

Fatmirësisht figura e ëmbël e Ori Nebiajt shoqërohet me një karakter të hekurt e parime të pa prekura të cilat nuk ja cënoi dot as ekrani dhe as politika. Vajza tiranase ka demostruar pozitivitetin që e karakterizon, shpresën për ditë më të mira, punën me “djersë balli” dhe impenjimin intelektual e moral në gjithçka merr përsipër të realizojë. Jo më kot kosiderohet si një nga moderatoret më të afta dhe më të komletuara shqiptare duke lënë pas personazhe të cilëve/ave ju shet vetëm emri.
Pa asnjë skandal të shënuar, buzëqeshje rrëzëllitëse dhe ekserienca kualitative që kanë lënë gjurmët e tyre, është pikërisht Ori shpresa e re e të rinjve dhe jo vetëm, shpresa e Tiranës dhe e Shqipërisë për ndryshim. Kur politika merr tatëpjetën është detyra qytetare e çdo shtetasi shqiptar, që besimin popullit t’ja kthejë me anë të personazheve të denjë, të ndershëm, të vullnetshëm dhe intelektualë në shpirt. /Infopressalbania/











