InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

“Reciton” Dr. Pipero nga belaja

13 Prill, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Çuditë në Shqipëri zgjatin tre ditë!

Nga Dr. Erion Dasho!

Dje me një grup analistësh të njohur, Dr. Pipero u përpoq të mbronte angazhimin e vet politik nëpërmjet spotit tashmë të njohur elektoral. Duke më bërë përshtypje shmangia e doktorit nga pyetjet e analistëve të cilat ishin kryesisht me karakter politik, i drejtova një pyetje teknike nëpërmjet moderatorit të emisionit, të cilës ai gjithashtu ju shmang.

Pavarësisht 30 minutave intensive të debatit, përsëri mbeti pa sqaruar pyetja: “Përse u shndërrua në kartë politike një nga figurat e vlerësuara të shqiptarëve të fillimit të pandemisë?!”

Në fakt, Dr. Pipero nuk është vetëm personazhi i vlerësuar mediatik, ai është edhe mjeku klinicist dhe drejtuesi i një prej reparteve të spitalit COVID-1, profesori i fakultetit të mjeksisë dhe pronari i një klinike private në një nga zonat luksoze të Tiranës.

Në secilin prej këtyre angazhimeve mund të fshihen edhe arsyet e vërteta të cilat mund ta kenë detyruar Dr. Piperon të bëjë një kapërcim i cili për gjithëkënd duket i pakuptueshëm.

Në spitalin ku punon Dr. Pipero ka patur vazhdimisht ankesa për trajtim jo cilësor të pacientëve, mungesë transparence dhe vdekje të larta midis pacientëve. Në këtë klinikë u denoncua nga kreu i opozitës fshehja e vdekjeve nga COVID, fshehje të cilën e provoi më vonë edhe INSTAT. Së fundi, në këtë spital pati edhe akuza për mitmarrje, përfitim përqindjesh nga recetat e fryra dhe referimet për trajtim jashtë vendit.

Nga universiteti ku jep mësim Dr. Pipero pritej lidership në përpjekjet për kontrollin e epidemisë, priteshin protokolle të përditësuara, pritej të drejtonte trajnimin e gjithë kaskadës së bluzave të bardha, nga infermierët e fshatrave deri tek profesorët e fakultetit, pritej mendim shkencor për cështje madhore si testimi, gjurmimi dhe vaksinimi.

Në klinikën private e Dr. Piperos pritej shembulli se si një operator privat duhet të sillet në kushte fatkeqësie kombëtare. Pritej të tregonte se në ekonominë e tregut fitohet por nuk spekulohet. Pritej të tregonte se jo marzhet 2 mijë përqindëshe, por ato të logjikshme duhej të ishin fytyra profesionale dhe humane ndaj pandemisë.

Faktikisht, nuk e pamë Dr. Piperon të qëndronte në mbrojtje të këtyre parimeve, sikundër do t’i shkonte për shtat një qytetari nderi si ai, një personaliteti të cilit i këndojnë këngë dhe një personazhi të dashur sipas emrit të të cilit u emërtuan edhe picat e fëmijëve.

Në këto kushte dalja publike e Dr. Piperos u dhemb qytetarëve, jo sepse ai mori një anë politike (sepse këtë ka të drejtë ta bëjë kushdo) apo sepse ai dizinformoi duke akuzuar pa të drejtë kundërshtarët politikë me një akuzë të sajuar (sepse qytetarët kanë parë e dëgjuar akuza të falsifikuara nga më monstruozet), por sepse gjatë një viti qytetari nuk e ndjeu më Dr. Piperon pranë tij, sikundër ndodhi gjatë javëve të para të pandemisë.

Në këto kushte, ne, miqve të tij, na lind e drejta ta shohim në sy dhe ta pyesim:

Ç’bela të detyroi të “recitoje” në atë spot, miku dhe kolegu ynë?!

Nga Dr. Erion Dasho !

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026

TË FUNDIT

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat
Aktualitet

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion në bashkëpunim me persona të tjerë/ Dërgohen për gjykim 3 shtetas, në Berat

6 Korrik, 2026

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin
Aktualitet

‘TQR Rama’, protestuesit fryjnë qiririn e tortës për kryeministrin

5 Korrik, 2026

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com