InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

“Dyfishim pagash”, Basha: Do të ndalojmë largimin e mjekëve

5 Prill, 2021
in InfoPress, Politikë
A A
“Dyfishim pagash”, Basha: Do të ndalojmë largimin e mjekëve

Kryetari i PD Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar bashkëbisedim më përfaqësues të komuniteteve të ardhura në Durrës.

Ndërsa u ndal tek mësuesit dhe mjekët, Basha tha se dyfishimi i pagave për mësuesit dhe ndalimi i largimit të mjekëve nga vendi, janë dy prioritete parësore të qeverisë së ardhshme.

Fjala e plotë:

Si në disa fusha të tjera, e kemi të thjeshtë dhe të qartë t’jua themi, se vetë e mbani mend kur ne premtuam dyfishimin e pagave të mësuesve dhe pala tjetër tha nuk bëhet.

Nuk bëhet sepse ata nuk e kishin bërë, nuk bëhet sepse ata nuk duan ta bëjnë, siç kishin 8 vjet kohë dhe nuk u kujtuan për mësuesit deri në janar, deri para fushate.

Ndërkohë që, ne do të vazhdojmë me rritjen e pagave të mësuesve. Atëherë arritëm nivelin më të lartë në rajon, sot, mësuesi shqiptar është më i pa paguari në rajon. Ndaj, politika e rritjes së pagave të arsimtarëve është pjesë kryesore e politikës së shpenzimeve publike të qeverisë së ardhshme, Partisë Demokratike.

Ndalimi i largimit të mjekëve është një prioritet absolut. Me këto ritme nëse vazhdojnë ne do të kemi më pak mjekë për frymë se ç’kanë vendet më të varfëria të Afrikës.

Ndaj masa e parë siç e përmendët dhe ju do të jetë rritja e pagave për mjekët, për mjekët specializant dhe për infermierët.

Kjo është një faturë e përballueshme dhe e llogaritur në buxhetin e ardhshëm të qeverisë së ardhshme pas 25 prillit. Por siç e dini ju nuk janë vetëm pagat që i motivojnë mjekët të largohen janë dhe kushtet e punës.

E kjo do të kërkoj një investim në të gjithë infrastrukturën e shëndetit publik por edhe një reformë që pas këtyre investimeve, këto institucione të shëndetit publik në veçanti spitalet të vet administrohen në mënyrë që të japin mjekëve mundësinë e shfrytëzimit të tyre individual të specializimit por edhe të krijojë një konkurrencë të shëndoshë midis këtyre institucioneve.

Taksat janë rritur, çmimet janë rritur dhe paratë janë përdorur për luks apo për fasada. Ndaj në planin tonë të zhvillimit të infrastrukturës në udhëhiqemi nga dy parime e para leverdia për qytetarët, pra të parat janë rrugët e qyteteve, urbanizimi i zonave informale, ujësjellësit, kanalizimet dhe së dyti leverdia për zhvillimin ekonomik.

8 vjet ka qeverisur, i ka pasur të gjitha pushtetet. Me çfarë vjen para jush?

Asgjë! Asnjë përgjigje nuk ka dhe merret gjithë ditën vetëm me opozitën, vetëm me mua.

Prandaj ia kam thënë dhe ia përsëris: kjo fushatë do të mbahet mend si fushata ku kryeministri në ikje u kthye në satelit të kandidatit për kryeministër.

Unë bëj fushatë ai vjen vërdallë meje. Do të jetë një kazus për t’u studiuar dhe për t’u mbajtur mend, fushata e 2021, ku kryeministri në ikje, u kthye në satelit të kandidatit për kryeministër.
Urbanizimi është po aq i rëndësishëm. Kur vjen puna tek urbanizimi, e kemi fjalën, jo thjeshtë për rrugë, e kemi fjalën edhe për ujin edhe për kanalizimet edhe për ndriçimin.

Për fat të keq, shuma e para që janë derdhur për fasada gjatë këtyre 8 viteve do të kishte dalë e tepruar, për të urbanizuar dy herë jo vetëm këtë zonë, por të gjitha zonat e mëdha informale në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë.

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”
Aktualitet

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”

4 Maj, 2026

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

Krenar Dunga, më model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB
Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com