InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

“Rama hapi dhjetëra shampanja për çeljen e negociatave dhe në fund asgjë”, Basha: Ja rruga që Shqipëria të anëtarësohet në BE

5 Prill, 2021
in InfoPress, Politikë
A A
“Rama hapi dhjetëra shampanja për çeljen e negociatave dhe në fund asgjë”, Basha: Ja rruga që Shqipëria të anëtarësohet në BE

Kryedemokrati Lulzim Basha, i ftuar në studion e emisionit “Koha për t’u zgjuar”, në “News 24”, foli mbi librin e parë të tij, “Misioni im”, por edhe ecurinë e fushatës elektorale.

Basha tha se vendi ka nevojë për ndryshim dhe këtë nevojë ai thotë se e sheh çdo ditë nga kontaktet në terren.

Basha thekson se Shqipëria ka mbetur në vendnumëro në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, e shtoi se ai di se si mund të shkohet përpara në këtë proces, pasi nënvizoi se i njeh fare mirë ndërkombëtarët dhe mënyrën se si ata duan të bëhen gjërat.

Me disa nënvizime që krijojnë përshtypje që libri nuk është ky që është, aty ishin trajtuar disa momente interesante.

Mua më ka bërë përshtypje nënvizimi që bëni ju përmes liderit që kërkon të bëj histori dhe liderit që kërkon të jetë në përditshmërinë e qytetarit.

Lulzim Basha: Libri do të ishte e mira të ishte pak më parë në duart e qytetarit. Për 30 vite politika ka zënë një vend në jetën e qytetarit, që nga koha që i kushtohet familjes, artit, çështjeve të tjera sociale.

Është si teatër e jo shërbim. Misioni i politikës është që në mënyrë ty padukshme duhet të zgjidhë hallet e njerëzve. Ky është vizioni im në politikë. Unë kam pasur fatin të ekspozohesha në demokraci gjatë studimeve në Holandë.

25 prilli është një vendim jo për Bashën apo Ramën, por drejtimin që do të ecim, do të qëndrojmë në vendnumëro, apo do të zgjedhim për të rriturat e të ardhurave për familjen, siç është dhe punësimi.

Zgjidhja është fare e thjeshtë do të mbetemi siç kemi mbetur për 8 vite me radhë, ku kryeministri në ikje apo dhjetëra shampanja për hapjen e negociatave dhe s’është bërë asgjë. Apo nga krahu tjetër mua, që dua të çoj përpara këtë proces, pasi i njoh ndërkombëtarët dhe nuk duan lajka, apo të shara, por shkohet me arritje.

Kur arritëm kushtet për të hequr vizat, ne i kishim plotësuar kushtet. Tani për t’u integruar në BE, kemi 15 kushte, plotësohen, por nga një kryeministër i denjë dhe që ka lidhje. Anëtarësimi në BE do të sjellë rritje të standardit, prandaj anëtarësimi në BE është angazhimi im primar pas 25 prillit.

Në kontaktet që keni pasur pas fushatës e keni kuptuar që ka ardhur koha për këtë gjë?

Lulzim Basha: Shprehja që duroj më së shumti është nuk durohet më, boll më, thonë duhet ndryshim. Pyetja shtrohet kush do e sjellë ndryshimin, një person që ka pasur pushtet më së shumti, që pas kohës së Enver Hoxhës, i cili ndihmoi një grup të vogël njerëzish, largoi gjysmë milioni të rinj në emigracion.

Një person që është provuar tetë vite dhe s’ka bërë asgjë, e tani vjen për të trokitur për herë të tretë. Tetë vite janë kohë e mjaftueshme për të treguar a je i aftë t’i shërbesh njerëzve apo jo.

Rama e ka pasur këtë mundësi, por ka qëndruar në numëro. Ftesa për shqiptarët është që të mos ia hapin derën, e ti thonë boll më, të votojnë për PD dhe të mos e shpërdorojnë votën, sepse programi ynë është serioz dhe do të bëjë diferencën.

Duhet të ecim përpara, duke çliruar pozitivitet dhe energji për biznesin e vogël, në mënyrë që kryefamiljarët shqiptar të kenë më shumë para në xhepat e tyre, sipërmarrësit më shumë kapital për të investuar dhe investitorët e huaj të kthejnë sytë nga Shqipëria.

Vendi ka treguar, shqiptarët kanë treguar që me një qeverisje serioze mund të tejkalojnë vendet e Rajonit. Pra po të bëhemi bashkë jemi në gjendje të arrijmë të pamundurën.

Thirrja që kam sot është për mijërat shqiptarë që mezi po e presin ndryshimin, por edhe ata që e kanë humbur shpresën, i them që s’është faji juaj që keni mbetur pa punë, por i një qeverie që ju ka lënë në harresë.

Së bashku do e vendosim Shqipërinë në shinat e zhvillimit, në shinat e integrimit në BE.

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

Krenar Dunga, më model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB
Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026

Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com