InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

25 Prilli, VOA: Fletët e votimit në rrezik, afati 10 ditor “mision i pamundur”

5 Prill, 2021
in InfoPress, Lajme
A A
25 Prilli, VOA: Fletët e votimit në rrezik, afati 10 ditor “mision i pamundur”

Në Shqipëri, Kolegji Zgjedhor përcaktoi modelin përfundimtar të fletës së votimit që do të përdoret në zgjedhjet e 25 Prillit, ndërsa koha e shkurtër në dispozicion rrezikon të vërë në pikëpyetje serioze prodhimin e tyre.

Mbrëmjen e së dielës, pas një kalvari përplasjes mes Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe 2 forcave kryesore politike, Kolegji miratoi modelin sipas të cilit në fletën e votimit nuk do të shënohen emrat e kandidadatëve të secilës parti, por vetëm numrat sipas renditjes së paraqitur nga partitë që i kanë propozuar.

Sipas ndryshimeve ligjore, këtë herë zgjedhësit do të mund të votojnë përveç partisë, dhe për kandidatin e tyre të preferuar, ndonëse përparësi merr radha e përcaktuar nga forca politike së cilës ata i përkasin.

Komisioneri shtetëror Ilirjan Celibashi kishte propozuar një model në të cilin kandidatët të ishin me emrat dhe mbiemrat e tyre. Socialistët e kundërshtuan, duke mbështetur idenë se një fletë e tillë, veçanërisht në Tiranë, do të ishte jo vetëm e komplikuar për zgjedhësit, por do të vështrësonte dhe fazën e numërimit të votave.

Ata propozuan që në vend të emrave, kandidatët të shënoheshin me numra.

Edhe demokratët ishin kundër, por vetëm për faktin se sipas tyre emrat nuk duheshin shënuar horizontalisht, por vertikalisht

Çështja ishte shqyrtuar më parë nga Komisioni i Ankimeve dhe i Sanksioneve, në KQZ, ku kishte fituar varianti i propozuar nga Partia socialiste. Edhe Kolegji Zgjedhor, la në fuqi të njejtin vendim, duke mbyllur kështu debatet mbi këtë temë.

Por kapitulli për fletët e votimit mbetet i hapur, për një tjetër aspekt, duke qenë se në rrezik tani është prodhimi i tyre.

Kompania sllovene “Celtis”, e cila ka marrë përsipër t’i shtypë ato, në përgjigje të një letre të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, theksonte dy ditë më parë, se afati i kërkuar 10 ditor (12 Prill-22 Prill) “është një mision i pamundur”.

Sipas kompanisë, duke llogaritur kohën e nevojshme përgatitore, të papriturat e mundshme gjatë fazë së prodhimit apo dhe vështrësitë në transport, për shkak të kufizimeve anti COVID 19, “do të nevojiteshin më shumë se 20 ditë për të realizuar me sukses” këtë operacion.

Një afat, i cili praktikisht do të bënte të pamundur zhvillimin e zgjedhjeve me 25 Prill. /VOA

Të Lidhura

“SHAKAJA” E RAMES/ Mediat ruse: Kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s tallet me gafat e presidentit amerikan!
Lajme

“SHAKAJA” E RAMES/ Mediat ruse: Kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s tallet me gafat e presidentit amerikan!

5 Tetor, 2025
Kush do të jetë Papa i ardhshëm?
Lajme

Kush do të jetë Papa i ardhshëm?

22 Prill, 2025
Kosova pa qeveri! Dështon për të dytën herë Seanca për konstituimin e Kuvendit
Lajme

Kosova pa qeveri! Dështon për të dytën herë Seanca për konstituimin e Kuvendit

17 Prill, 2025
Ja cili është shteti i 118-të që njeh pavarësinë e Kosovës, i fundit ishte Izraeli në vitin 2020 falë presionit nga Trump
Lajme

Ja cili është shteti i 118-të që njeh pavarësinë e Kosovës, i fundit ishte Izraeli në vitin 2020 falë presionit nga Trump

26 Mars, 2025
Shuhet në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit
Lajme

Shuhet në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit

22 Mars, 2025
Panik në aeroportin e Londrës!/ Zjarr masiv në “Heathrow”, anulohen të gjitha fluturimet
Bota

Panik në aeroportin e Londrës!/ Zjarr masiv në “Heathrow”, anulohen të gjitha fluturimet

21 Mars, 2025

TË FUNDIT

I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë
Aktualitet

I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë

4 Prill, 2026

U shpall e preferuara e publikut/ Fermerët për Moza Ahmetin: Ka thyer rregullat
Show Biz

U shpall e preferuara e publikut/ Fermerët për Moza Ahmetin: Ka thyer rregullat

4 Prill, 2026

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 4 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 4 prill 2026

4 Prill, 2026

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson
Bota

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson

3 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com