Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka pramuar kërkesën e bërë nga ana e Partisë Socialiste, që fleta e votimit për zgjedhjet e 25 Prillit të mos përmbajë emrat e kandidatëve, por vetëm numat e tyre.
Ndërkohë KAS ka rrëzuar kërkesën e Pastisë Demokratike që fleta e votimit të ishte vertikal dhe jo horizontal.
“Ky vendim hyn menjëherë në fuqi dhe publikohet në faqen zyrtare të KQZ-së. Për këtë vendim mund të bëhet ankimim.”, tha përfaqësuesi i KAS.
Vendimi pritet që të apelohet në Kolegjin Zgjedhor, çka do të sillte një vonesë të mëtejshme të këtij procesi, që tashmë duket se është bërë një telenovelë.
Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi tha sot se palët po e zvarrisin printimin në kohë të fletëve të votimit, dhe kërkoi nga KAS dhe Kolegji Zgjedhor që të japin një vendim në kohën më të shpejtë të mundshme për këtë çështje.











