Nga Elona CASLLI
Një nga mënyrat për të kryqëzuar demokracinë e brishtë shqiptare dhe për të mbështetur instalimin e një diktature moderne në vend, është t’i vësh kryq votës më 25 prill.
Krijimi i një precedenti të një mandati të tretë për çdo forcë politike cilado qoftë, ajo është i rrezikshëm për Shqipërinë.
Mandati i tretë për Rilindjen që ka dëbuar gjysmë milioni shqiptar dhe ka betonizuar një vend të tërë, është vetëvrasje kombëtare.
Kryqi mbi votë është kryqi mbi demokraci për një arsye; vota e kryqëzuar nuk numërohet kund. Është votë që hidhet në koshin e plehrave. Të kryqëzosh votën është njësoj sikur mos të shkosh në votime.
Duke qenë se dyshja Rama dhe Veliaj janë të pambrojtshëm në bëmat e tyre, “”””ekuilibërvënësit e famshëm të shoqërisë civile “””” bëjnë thirrje për të kryqëzuar votën.
Dhe kryqi mbi votë na serviret si akt revolte i një individi apartiak me moral të kulluar që nuk honeps dot asnjë padrejtësi dhe nuk bën kompromis me askënd.
Duke qenë se nuk na kanë lënë ende shqisat duhet nënvizuar fakti se kryqëzimi i votës është një votë pro Edi Ramës, por që në këtë rast vishet me petkun e ” revoltës”.
Ky kryqëzimi i votës më kujton një nga figurat televizive të shoqërisë civile që në zgjedhjet lokale të qeshorit, kur kandidonte Veliaj, pohoi- Unë do të shkoj të votoj por do t’i vë kryq votës.
Ndaj “”””ekuilibërvënësit e shoqërisë civile” këtë përrallën e revoltës së kryqit ta rrëfejnë tjetërkund se mjafton edhe një diplomë e thjeshtë e ‘Universitetit të Tiranës’ për të kuptuar se ” të revoltuarit me diplomë evropiane” po ushqejnë thjesht mandatin e tretë të Edi Ramës dhe po kryqëzojnë demokracinë në këtë vend.
Post Scriptum- Kryqi mbi votë është kryqi mbi demokraci.











