Shqipëri-Angli, “Times”: Fusha e “Air Albania” problematike, shkak kulla në stadium

Sot në “Air Albania”, Shqipëria do të përballet me Anglinë në ndeshjen e dytë eleminatore për Botërorin “Katar 2022”.

Por përveç pikëve që do të luhen në fushën e lojës, mediat britanike nuk e kanë anashkaluar edhe analizën për stadiumin e ri në Tiranë.

Sipas prestigjozes “Times”, impianti 22.500 vendësh i kryeqytetit shqiptar ka probleme me fushën duke shtuar se, shkak për këtë është hija që krijohet nga kulla në një prej këndeve të stadiumit.

Stadiumi Air Albania me 22.500 vende në Tiranë u hap vetëm një vit më parë, por ka patur probleme me barin e fushës, duke shkaktuar shqetësime për ndeshjen e Anglisë. Çështja më e madhe ka qenë hija që shkaktohet nga kulla e lartë e ndërtuar në një prej këndeve të stadiumit”, shkruan “Times” në artikullin e saj.

Lidhura

TË FUNDIT