InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Edi Rama përballë Hundëleshit

27 Mars, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Edi Rama përballë Hundëleshit

Nga Ermal Mulosmani

Qysh i vogël e deri sot, shpesh më ka rënë në vesh shprehja “ishte hundëlesh”, “ka me ra në hundëlesh”, “ra në hundëlesh” e të tilla, saqë, në fëmijëri, e mendoja leshin e hundës si një burim force, një “thembër akili” apo shenjë burrërie. Një ditë rashë në kontakt me gojëdhënën e Hundëleshit.

Në një fshat të humbur e skajshmërisht të varfër, me ndoca 200 banorë, papritur, kishte mbirë nga hiçi një ngrehaluc trupmadh, brisk nga goja e dorëlëshuar me banorët e vuajtur. Zavall quhej belaxhiu, ose ashtu i thërrisnin. Sa herë kalonte rrugës dhe shihte bashkëfshatarë u lëshonte fjalë-shkrepëtima që shoqëroheshin gjithmonë me zhurmën e të qeshurës përtallëse. Shoqëruesit e Ngrehalucit gajaseshin me shpotitë vrastare të beniaminit të tyre dhe i sikterisuri donte të zhdukej nga turpi.

Nuk ia dilte i ngrati katundar, as me fjalë e as me trup. Me vete mallkonte ditën që e solli mes nesh këtë Ngrehaluc, këtë katil të pashpirt! Nuk ishte gjë një këmbë apo brinjë e thyer, një dhimbje nate dhëmballe apo edhe vuajtja nga uria përpara turpit dhe sedrës së lënduar. Përtallja e zavallit pordhac, zhurma e të qeshurave të marrokëve që e shoqëronin, ia nxinte jetën! Në ëndërrat e veta mjerane ai e gjuante me një grusht të fortë, migjenian, nga dhimbja e të cilit zavallit i dilte një uturimë dhimbjeje që krahasohej veç me cikllopin e qorruar!

Kishte kaq gëzim në atë goditje imagjinare sa katundarit i dilte ëndërra!

Miqtë e Zavallit nuk kishin kurrfarë dashurie për të. Ata thjesht ishin të trembur se mos e pësonin vetë. Katundarët e shkretë mbylleshin brenda nga frika e ngrehalucit. Gojëdhënat tregonin se kështu sillej edhe me më të afërmit e vet, me të atin, të ëmën e lëre më me ta. I famshëm ishte edhe për bëmat e dashurisë, vajzat vuanin për të, xhelozonin e qanin në dritare sa herë e shihnin kapadaiun përtallës. Dy prej tyre kishin bërë tentativë vetëvrasjeje. Kur e kishin njoftuar zavallin, kishte qeshur shumë. Madje ishte mërzitur pse nuk kishin vdekur, kjo do kishte kuptim.

Një djalë i ri, trupmadh e fjalëpak, që jetonte vetëm me të ëmën e plakur në fund të fshatit, rrallë dilte prej shtëpisë. Ai nuk e njihte Zavallin tonë por një ditë rruga e përplasi me të. Kishte shkuar në mulli të merrte një thes me miell. U përpoq ta shmangte, të shihte punën e tij por Ngrehalucit i dilte punë me të gjithë, nuk linte njeri pa ngacmuar. I shkoi afër dhe e goditi me gishtin e mesit të dorës së djathtë të bërë gungë në kokë!

Nga sytë e djalit të ri dolën xixa inati! E hodhi në shesh thesin që kishte në krahë dhe iu lëshua pa mëshirë! Britmat e tmerrit zavallor tejkaluan me herë të qeshurat e të ngërdheshurat nga talljet e përditshme. Kishte aty dhimbje të tmerrshme, ulërima qarëse e lutje për mëshirë. Por djaloshi nuk e lëshoi. E vuri përfund dhe e qëllonte si i marrë. Shokët e Zavallit tonë e braktisën kapon me dëshirë. Njëri madje ndjeu dëshirën ti bashkohej djaloshit por u vetëpërmbajt. E pa që nuk kishte nevojë…. Zavalli u plandos pa ndjenja si një elefant në nëj pellg uji e gjaku përzier…

Pas një ore shkuan dhe e çuan nga pellgishtja. Zavalli ishte urtësuar si me magji, i kishin rënë pendët. Kur e pyetën kush ta bëri këtë gjëmë, Zavalli u përgjigj: “ Nuk mbaj mend asgjë përveçse kur isha poshtë i pashë në kurriz të hundës një lesh të zi e të dendur që më tmerroi”

********

Askush nuk ma kujton më shumë se Edi Rama, Kryeministri ynë, Zavallin ngrehaluc. Prej tetë vitesh ai nuk resht së talluri “katundarët” e tij. Kudo që i gjen në sheshe, në shtëpitë e tyre, mes miqve, aleatëve, kundërshatrëve, në televizion, në facebook. Zavalli ynë Kryeministër nuk e kursen çokun e fjalës për askënd. Njerëzit i largohen atij si të marrit në rrugë.

Mirëpo kjo nuk është asgjë.

Ai vepron si me njerëzit ashtu edhe me paratë e shtetit, demokracinë, normat, Kushtetutën. Ai ka vetëm një qëllim, të argëtohet, të qeshë, të sikterisë. Nuk pyet ai për rregulla, proçedura, kursim apo mirëmenaxhim. Ai vendos të shkatërrojë Teatro e të ndërtojë të reja megjithëse jemi në kohë pandemie dhe njerëzit janë në prag të mjerimit. Ai vendos të ndërtojë tunele që e çojnë direkt e në resorte luksoze të oligarkëve, ndërton autostrada fushore që kushtojnë më shumë sesa rrugët e Alpeve Zviceriane. Ai vendos të paguajë qindra miliona euro në vit për klientët e tij të shëndetësi, të shpojë qiellin me gradaçela e të ndryshojë Kushtetutën sipas interest të tij të momentit. Pasi i bën këto, qesh, shkrihet duke qeshë me pafuqinë e të dhunuarve. Atë e eksitojnë britmat e dhimbjeve të të qeverisurve, kundërshtarëve apo aleatëve. Ai argëtohet edhe duke emëruar ministra, duke çemëruar të tillë. Ai eksitohet nga e drejta e tij sipërane, absolute, për të vendosur për fatin politik të miqve të tij. Nuk mjaftohet me mbylljen e karrierës së tyre politike por i detyron ta falenderojnë Atë vetë për mundësinë që ua dha deri këtu.

Njëfarë Zoti në tokë.

Ai zhduk emrat më përfaqësues të Partisë së tij, i çon në numra ku rrezikojnë seriozisht zgjedhjen deputet dhe pastaj i nxjerr në televizor të deklarojnë : “Ishte zgjedhja jonë, është sfidë e fortë”! Kjo i jep një gëzim të paparë. Asgjë nuk e argëton më shumë se dëshpërimi i bashkëpartiakëve nga pafuqia e tyre për të kundërshtuar. Urrejtja e tyre e heshtur është burim euforie si të ishte substancë narkotike.

Shiheni Kodhelin, Majkon, Blendi Klosin, Taulant Ballën, Ilir Beqjen, Lefter Kokën,Gramoz Ruçin, Niko Peleshin, Eduart Shalësin, Fatmir Xhafajn. Janë të gjithë të rrrezikuar të mos jenë deputetë. Nënshtrimi i tyre nuk është i menjëhershëm, goditja nuk është përfundimtare. Ata nuk dinë nëse duhet të rrinë apo të rebelohen. Njëfarë shprese e fundit i bën të presin edhe pak. Nëse fitojnë mandatin ata do të nënshtrohen.

Kjo është një lojë perverse. Nëse ata e fitojnë mandatin atëherë është e sigurt se Rama e fiton pushtetin. Ai ka lidhur fatin e tyre me të tijin duke i bërë viktima perfekte. Ka hipur në shinën e tyre për të kaluar lumin. Nëse ata shpëtojnë, atëherë Rama kalon lumin. Nëse ata mbyten Rama ka edhe mundësi të tjera fitoreje. Ama ata jo, shkuan!

Kush mund ta bëjë këtë lojë? Vetëm një mujshar përtallës.

Për një mujshar të tillë ka vetëm një Hundëlesh! Hundëleshi i tij është vota e lirë e katundarëve të tij, qoftë edhe miqve të tij. Çdo votë kundër Mujsharit është votë shpëtimi, është votë revolte, proteste. Ne jemi mësuar të votojmë gjithmonë kundër, asnjëherë pro. Vota e protestës është votë dinjiteti. Mujshari duhet të na e shohë leshin ndër hundë me 25 Prill, t’i kujtohen ato goditjet tona të tmerrit e “në agoni të përdihet” si vigan i vramë!”

Do të jetë ky një mësim i madh përçdo mujshar përtallës./Gazeta Express/

Të Lidhura

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

TË FUNDIT

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të
Aktualitet

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të

24 Qershor, 2026

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal
Bota

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal

24 Qershor, 2026

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com