InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Referendumi i 25 Prillit, Edi Rama nuk do rrëzohet thjeshtë si qeveri por si mendësi pushteti.

7 Mars, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Referendumi i 25 Prillit, Edi Rama nuk do rrëzohet thjeshtë si qeveri por si mendësi pushteti.

Nga Skerdjan DHULI

Fundi i Edi Ramës është gjithnjë e më afër. E vetmja pengesë janë ditët që po ikin ngadalë ndryshe nga dëshira dhe nevoja e madhe e shumicës së Shqiptarëve që këtë moment janë më të qartë se kurrë e më të kthjellët se asnjëherë mbi situatën ku ndodhet vendi dhe rrugën që duhet ndjekur për të shpëtuar ç’të munden e ç’ka mbetur nga gërmadha e madhe që është sot Shqipëria.

Ndryshe nga çdo palë zgjedhje, këtë herë nuk ka qytetarë të pavendosur mbi alternativat e kjo mbase është e vetmja arritje e Edi Ramës në 8 vjet. Kjo sepse aq i thellë është hendeku mes të palëve saqë çdo njeri me aftësitë minimaliste të gjykimit të situatës politike, ekonomike dhe shoqërore e vendos lehtësisht veten në rrugën e duhur. Çka mbetet matanë këtij hendeku është lehtësisht e kuptueshme. Janë shërbëtorët dhe përfituesit e pushtetit kriminal dhe të korruptuar në çdo qelizë. Sot nuk ka votues që nuk e di se çfarë ndodh dhe ku duhet të jetë i vendosur. Nga njëra anë është tablo e pushtetit 8 vjeçar. Më i dështuari në historinë e Shqipërisë e më i korruptuari në historinë e Europës. Të ndjekësh ende atë pushtet duhet të plotësosh dy kreteret e mësipërme. Ose shërbëtor, ose përfitues i tij.

Të parët duhen çliruar, të dytët duhen gjykuar e të japin llohari. Të parët janë më shumë, të dytët gjithnjë e më pak por të dyja palët shkatërrimtare për aspiratat e vendit dhe rrugën që kërkon dhe imponon koha. Nga krahu tjetër është zgjidhja. A do jetë Shqipëria “Zvicra e Ballkanit” pas 25 Prillit ? JO. As nuk e bëjmë dot e as nuk e fusim dot veten në një delir të tillë. Por Shqipëria e pas 25 Prillit do të jetë absolutisht një vend më i mirë ku sipas mundësisë ë, aftësisë dhe nivelit do përfitojnë të gjithë e ku shteti nuk do shkelë me këmbë askënd që nuk është kriminel.

Ndaj këto nuk janë thjeshtë zgjedhje por Referendum. A do mbetet Shqipëria vend në shërbim të një kaste të korruptuar ? I bindur jam më shumë se kurrë se përgjigjia në 25 Prill do jetë, JO. Koha ka ardhur për të ndryshuar. Dhe jo për të ndryshuar thjeshtë pushtetin por sidomos mendësinë qeverisëse. Mendësia qeverisëse e Edi Ramës është edhe më e rrezikshme se vetë pasojat e saj.

Arroganca e të pushtetshmit, sadizmi mbi më të dobëtin, dhuna mbi më të pamundurin, egërsia mbi atë që mendon ndryshe, agresioni mbi atë që flet e vepron ndryshe, dhe sidomos ideja e trashëguar nga rrënjët komuniste të PS, “shteti jam unë” duhet dhe do të marrin fund. Edi Rama nuk do rrëzohet thjeshtë si qeveri por sidomos dhe kryesisht si mendësi pushteti.

Dallimi është esencial.

Të Lidhura

Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026
 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026

TË FUNDIT

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’
Aktualitet

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’

20 Prill, 2026

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime
Të ndryshme

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime

20 Prill, 2026

Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com