InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

PD akuza qeverisë: Dështoi me mirëmbajtjen e rrugëve. Kompania e lidhur me Sadri Abazin mori nëntë milionë euro për tetë tendera. Paratë u vodhën, njerëzit u lanë në baltë

15 Shkurt, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
PD akuza qeverisë: Dështoi me mirëmbajtjen e rrugëve. Kompania e lidhur me Sadri Abazin mori nëntë milionë euro për tetë tendera. Paratë u vodhën, njerëzit u lanë në baltë

Partia Demokratike deklaroi sot se qeveria dështoi me mirëmbajtjen e rrugëve. Zëdhënësja e PD Ina Zhipa tha se kompania e lidhur me Sadri Abazin mori 9 milionë euro për 8 tendera mirëmbajtje. Sipas saj, pratë për rrugët u vodhën, njerëzit u lanë në baltë.

“Qeveria në ikje e Edi Ramës e ka lënë vendin në mëshirë të fatit. Qeveria nuk është askund për të ndihmuar njerëzit as kur bie tërmet, as kur është pandemic, as kur ka mot të vështirë, siç ndodhi dy ditët e fundit.
Megjithëse të gjithë e dinin se do të kishte stuhi dëbore, nuk u mor asnjë masë. Me miliona euro që Edi Rama i jep çdo vit për oligarkët për gjoja mirëmbajtjen e rrugëve, nuk u përdorën për t’u ardhur në ndihmë njerëzve.
Kjo qeveri i la njerëzit në baltë, sepse prioriteti i saj është të vjedhë bashkë me klientët e kryeministrit, edhe në mirëmbajtjen e rrugëve.
Tre muaj më parë, ministria e Belinda Ballukut bëri 35 tendera për mirëmbajtjen e rrugëve. Na premtuan se do të kishte 500 borëpastruese në rrugë, por mezi pamë disa prej tyre dhe disa punëtorë që hidhnin kripë me duar, siç tregojnë edhe pamjet në video”, deklaroi Zhupa.

Ajo tha se këto janë vetëm pak nga provat e dështimit të qeverisë së kalbur nga korrupsioni të Edi Ramës.
“Vetëm brenda 1 viti, ai i ka dhënë kompanisë së lidhur me Sadri Abazin, 9 milionë euro tendera për mirëmbajtjen e rrugëve në shumë prej akseve kombëtare në vend.
Sipas rregullave për çdo aks duhet të ketë të paktën 4 borëpastruese. Ky reegull I kontratës u shkel si nga kompania e sadri Abazit që ka rrjeput me Edi ramën 9 milionë euro nga taksat tona, edhe nga kompanitë e tjera.
Në vend që t’u kërkojë llogari, Edi Rama dhe Belinda Balluku, sulmojnë qytetarët, sulmojnë opozitën pse kërkon që paratë e taksave të mos vidhen”, u shpreh zëdhënësja e PD.

Sipas PD, bllokimi total i rrugëve për më shumë se 48 orë tregoi qartë dështimin e Edi Ramës. “E njëjta dëborë ra edhe në Kosovë, edhe në Maqedoni, por atje nuk u bllokuan rrugët dhe qytetarët kanë energji elektrike.
Sot që flasim me mijëra banorë nuk kanë ende energji elektrike, jo më larg se 50 kilometra nga Tirana. Banorët e laçit përshembull janë prej shumë orësh pa energji elektrike në të të frohtë dhe acar. As Belinda Balluku, as Edi Rama nuk do që t’ia dijë për ta.
Edi Rama nuk ka asnjë zgjidhje për vendin. Ai ka vetëm propagandë. E ka lënë vendin të fundit për gjithçka, por shqiptarët nuk e meritojnë këtë keqtrajtim dhe prapambetje. Faturën e dështimit të tij, Edi Rama do ta marrë në 25 prill. Ne do të sjellim ndryshimin në Shqipëri. Më 25 prill Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë!”, deklaroi Ina Zhupa.

Të Lidhura

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026
Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale
Aktualitet

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale

16 Qershor, 2026
Dhimitër Vata zgjidhet Kryetar i PD-së Kamëz–Paskuqan: “Do ta rikthejmë Partinë Demokratike në forcë fituese”
Aktualitet

Dhimitër Vata zgjidhet Kryetar i PD-së Kamëz–Paskuqan: “Do ta rikthejmë Partinë Demokratike në forcë fituese”

15 Qershor, 2026
Tiranë, sot protesta e 15-të kundër Ramës: “Shqipëria nuk shitet”
Aktualitet

Tiranë, sot protesta e 15-të kundër Ramës: “Shqipëria nuk shitet”

14 Qershor, 2026
Mbyllet protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Mbyllet protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

14 Qershor, 2026
Ditmir Bushati në 35-vjetorin e PS: Protestat tregojnë se kemi tradhtuar zotimet tona
Aktualitet

Ditmir Bushati në 35-vjetorin e PS: Protestat tregojnë se kemi tradhtuar zotimet tona

12 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale
Aktualitet

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale

16 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com