Nga Ilir Allkja, mjek
Edi Rama si trashëgimi përfaqëson komunistët të cilët shpresuam se i përmbysëm në vitin 1990. Babai dhe daja i tij kanë qenë pjesë e nomeklaturës së lartë komuniste të kohës.
Edi Rama si doktrinë përfaqëson famëkeqin Vaso Çubriloviç, i cili njihet për teorinë e tij për dëbimin e shqiptarëve nga Ballkani. Çubriloviç theksonte se shqiptarët nuk mund të dëbohen me dhunë, por duke i lënë pa punë, duke mos ju njohur pronat, duke ju mohuar drejtësinë në gjykatat, duke ju mërzitur skajshëm jetën .Edi Rama po e zbaton me besnikëri planin e Çubriloviç !
Edi Rama si gjallesë përfaqëson krokodilin, pa veshë për të dëgjuar, me gjak të ftohtë për të vepruar tinëzisht e keq, si dhe me gojë të madhe për të ngrënë gjithçka.Miq, vota e 25 prillit nuk është votë për të zgjedhur mes kësaj apo asaj force politike, ajo është votë për të shpëtuar Shqipërinë !
Socialistë të ndershëm, Shqipëria është mbi partitë, ajo duhet të jetë mbi partinë socialiste, mbi rilindjen, të gjithë duhet të bashkohemi për ta shpëtuar !