Moti në vendin tonë sot parashikohet të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike.
Kështu që do të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare, ndërkohë që në zonat malore priten reshje dëbore. Në pjesën jugore të vendit do të ketë edhe reshje të izoluara shiu.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes, duke u rritur në mesditë me një luhatje vlerash nga -2 deri në 15 gradë celcius.
Era do të fryjë lehtë në tokë dhe mesatarisht në det duke krijuar një dallgëzim 4 ballë.











