Nga Edmonton KURTI
Keto jane skrinshote te bera nga telefoni im gjate plotesimit te nje dokumenti zyrtar te shperndar nga Drejtueset e IA neper gupet e tyre te whats app-it qe kane ngritur neper shkolla. Nga sa shihet ne skrinshote ky dokument eshte;
INSTRUMENTI I IDENTIFIKIMIT TE NEVOJAVE PER ZHVILLIMIN PROFESIONAL TE PUNONJESVE ARSIMORE.
Ajo qe nuk shkon dhe qe mua me shqetson ne kete dokument eshte se ne gjithe permbajtjen e tij eshte perdor gjeresisht termi
Aftesi e Kufizuar dhe jo Aftesi Ndryshe siç dhe duhet perdor faktikisht. Ne dijenine time eshte e ndaluar qe te perdoret ne dokumentet zyrtare apo ne komunkkimin jnstitucional ne shkoll termi AFTESI E KUFIZUAR dhe nese e perdor ndeshkohesh me ligj. Termi qe duhet perdor eshte AFTESI NDRYSHE.
Pasi perdorimi i ketij termi ne shkoll perben diskriminim. Diskriminimi eshte i ndaluar rreptesisht ne institucionet tona. Me perdorimin e ketij termi ne kete dokunent shteteror jane shkel:
Kushtetuta e Repuplikes se Shqiperise dhe
Konveta e nderkombetare e te drejtave te femijeve.
Nuk eshte se eshte perdor nje her apo dy por ne gjithe permbajtjen e tij sa her eshte perdor ky term eshte perdor Aftesi e Kufizuar. Çka tregon qe nuk kemi te bejme me nje pakujdesi por ose me nje vakance ligjore nga perdoruesi ose ne nje keqperdorim me dashje çka do te ishte e pafalshme nese do te ishte kjo e fundit.
A eshte etike dhe e ligjshme qe ne nje dokument zyrtar i cili del nga vete MAS dhe kalon nen hundet e gjith institucioneve arsimore ne varesi te saj te mos u bej pershtypje ky fakt dhe te kaloj si pa te keq dhe pa u vene re.
Ku jane Specialistet Arsimit qe lejojne nje diskriminin te tille te nxenesit Shqiptar..?
Ku jane Specialistet e komunikimit…? A e kane vene re nje gje te tille dhe pse nuk reagojne..? Ku jane institucionet qe nuk reagojne…?
Me se paku MAS duhet te reagoje per ball ketij fakti. Qofte fhe duke kerkuar nje ndjes publike.
Ku jane OJF ne mbrojtje te personave me aftesi ndryshe…? Pse nuk reagojne dhe protestojne perball nje padrejtesie te tille qe i behet kesaj kategorie te shoqerise.
Nese nje gabim te tille do ta bente nje mesues/ese i/e thjesht jam i bindur qe do ta kishin masakruar tashme. Do i ishin turrur te tere me specialist komunikimi, me specialist te arsimit me OJF dhe instutucionet me se paku do ti jipnin mase per paralajmerim per perjashtim nga puna.
Ndersa vete shteti apo personat qe perfaqsojne shtetin e shkelin me te dyja kembet ligjin dhe te gjithe heshtim.
Si do ndihej ai femije kur degjon nga mesuesi/sja i/e tij ta therras me kete etiketim…?
Si do ndihet familjari i atij apo asaj femije kur e ne shkoll femijen e tij/saj e dallojne me kete term….?
Si do ndiheshit ju nese do te kishit nje femije ne Aftesi Ndryshe kur ne shkolle te etiketohej dhe dallihej ne jete menyre…?
Ky eshte nje nga qindra rastet kur shteti shkel me te dyja kembet normat, rregullat apo edhe ligjet qe ka vendos vete dhe une nuk çuditem per kete fakt por çuditem me faktin qe pse nuk reagojme ne si shoqeri.
Ku po shkon ky shtet dhe kjo shoqeri….?
Nuk do te jete e larget dita kur te na ndajne ne qytetare, fshatare, dhe katundar nese vazhdohet keshtu.
Nuk kemi asnje ndryshim me ato Zebrat te cilat hane barin e njome pa u shqetsuar per faktin qe njeren prej tyre po e shqyen nje Luan ngordhalaq.















