InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Dëshpërimi që ka përfshirë pushtetin

1 Dhjetor, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Ndryshimi i Kushtetutës nga një parlament antikushtetues, një grusht i pastër shteti

Nga Dr. Ermal XHELILAJ

Me afrimin e fushatës zgjedhore dhe me zgjedhjet parlamentare vetëm disa muaj larg, pushtetin duket se e ka përfshirë paniku e dëshpërimi nga frika e një humbje të thellë elektorale.

Kjo pasiguri e frikë e pushtetit është evidentuar jo vetëm nga sondazhet e brendshme të strukturave të saj partiake, që e nxjerrin atë me një rënie konsiderueshme të mbështetjes popullore, por edhe nga pakënaqësia e madhe e qytetarëve shqiptarë me qeverisjen aktuale, braktisja e vendit nga të rinjtë e pashpresë, të cilët janë faktor përcaktues për të ardhmen e Shqipërisë, si dhe nga zhvillimet e fundit politike lidhur me bllokimin e hapjes së negociatave me BE. Refuzimi i Gjermanisë, Hollandës, Francës etj, për hapjen e negociatave me Shqipërinë tashmë është një fakt, dhe qendron si shpata e Demokleut mbi kryet e Qeverisë dhe Kryeministrit për dështimet e tyre.

Ndryshimi i kushtetutës dhe kodit zgjedhor nga ana e Qeverisë në mënyrë të njëanshme, në kundërshtim me parimet bazë të pluralizmit politik e normave themelore demokratike ishte indikacioni i parë që tashmë pushteti ndihej nën presion e pasiguri mbi të ardhmen e tij politike.

Ndërkohë, refuzimi i prerë, anti-integrues dhe aspak diplomatik i Kryeministrit për të mos marrë në konsiderate opinionin e këshillat e institucioneve të rëndësishme të BE e të ambasadorëve të aleatëve strategjik të Shqipërisë mbi rrezikun e ndryshimit antikonsensual të kodit zgjedhor, treguan sërisht se dëshpërimi i këtij pushteti për të ardhmen e tij ishte një realitet. Këtë e konfirmuan edhe “zëdhënësit” klasik të Kryeministrit, të cilët shpejtuan të deklarojnë se parlamenti shqiptar nuk do të priste vendimin e Komisionit të Venecias mbi ndryshimet në kodin zgjedhor.

Ky vendim i pushtetit në kundërshtim me misionin, projekt-strategjinë dhe objektivat themelore të Shqipërisë, si një vend anëtar i NATO-s, OSBE dhe një shtet kandidat e aspirant për të aderuar në BE, pasqyruan shqetësimin e thellë që karakterizon pushtetarët shqiptarë se mundësitë pothuajse inekzistente për të patur mbështetjen dhe votën e shqiptarëve në zgjedhjet e 25 prillit, duhet të “rekuperohen” vetëm me legjislacion zgjedhor antidemokratik.

Dëshpërimi i Kryeministrit nuk u pasqyrua vetëm me amendime të njëanshme legjislative. Duke qenë nën presion nga segmente të caktuara politike e financiare klienteliste, nga pushteti filloi konkretizimi i operacionit “perça e sundo” me anë të krijimit të partive të reja pseudo-opozitare nëpërmjet financimeve të dyshimta qeveritare e të oligarkëve, me qëllimin themelor fragmetizimin e votave opozitare dhe diversionin politik. Duke marrë në konsideratë faktin që ndryshimet legjislative dhe krijimi i partive të reja kukull nuk po jep efektin e duhur për shkak të sensibilizmit e ndërgjegjësimit të opinionit publik, dështimit të propagandës qeveritare dhe aksionit të frontit opozitar, pushteti i ndodhur përballë një situatë problematike të paprecedentë politike e ekonomime hodhi në veprim propagandën e sofistikuar me sensibilitet kombëtar kundër liderit të opozitës Lulzim Basha.

Akuzat qesharake kundër z. Basha, të fabrikuara nga pushteti me anë të mediave të blera e financimeve të dyshimta, kishin për synim hedhjen baltë mbi reputacionin e liderit të opozitës për shkak të mbështetjes në rritje që ka ai te qytetarët shqiptarë. Dëshpërimi i pushtetit për të përfituar nga situata e vështirë politike, shëndetësore e ekonomike ku ndodhet, e bëri propagandën kundër kreut të opozitës kaq ineficente, falsë e qesharake sa z. Basha rezultoi të dalë më i konsoliduar në pozitat e tij politike.

Dëshpërimi i pushtetit e këtij Kryeministri është kaq evident sa mungesa e arritjeve e sukseseve gjatë qeverisjes 8 vjeçare ka bërë që premtimet elektorale janë banalizuar në nivele të tilla sa tashmë Qeveria po premton ujë 24 orë, bëhen inagurime qesharake të rikostruksioneve të banesave të qytetarëve, apo duke propaganduar absurditete sipas të cilave Shqipërisë nuk iu mundësua hapja e negociatave për shkak të Maqedonisë së Veriut.

E vërteta është se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht të përcaktuar nga BE dhe fatkeqësisht sa të jetë kjo Qeveri në pushtet vendit nuk duket se do t’i jepet mundësia për të qenë pjesë e integrimeve europiane. Dëshpërimi i pushtetit është një indikacion i qartë se ky argument qendron.


Të Lidhura

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?
Opinione

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?

22 Tetor, 2025
Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.
Opinione

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.

8 Tetor, 2025
Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve
Opinione

Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve

7 Tetor, 2025
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!

6 Tetor, 2025
Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”
Opinione

Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”

2 Tetor, 2025
Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Bebe Rexha SHPËRTHEN ndaj komentueses: “Në këtë mes ti je….”
Show Biz

Bebe Rexha SHPËRTHEN ndaj komentueses: “Në këtë mes ti je….”

15 Nëntor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 15 Nëntor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 15 Nëntor 2025

15 Nëntor, 2025

Bajrami: Një fitore me aromë Botërori
Sport

Bajrami: Një fitore me aromë Botërori

14 Nëntor, 2025

Këlliçi: Në protestë do kërkojmë largimin e menjëhershëm të Ballukut
Aktualitet

Këlliçi: Në protestë do kërkojmë largimin e menjëhershëm të Ballukut

13 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com