29 Nëntori importim komunist sllavo-serboruse.
Nuk mund të festohet dita e fillimit të vrasjeve dhe zhdukjeve për shqiptarët, e burgimit dhe internimit, e shpronsimit dhe denigrimit ku u prish gjithçka deri tek besimi fetar e familja me tradita shqiptarizmi e më kryesorja u shkatërrua ideali ynë kombëtarë.
Gjakut të atyre që ndërvite dhanë jetën për liri e demokraci, e jo për komunizëm, i’u shtua gjaku i rreth 6000 mijë burrave dhe grave të vrarë me gjygj dhe pa gjygj prej diktatures për të jetësuar këtë regjim makabër izolues e antishqiptarë.
Nuk mund të ketë 29 nëntor, ku me kētë datë, me marrveshje të ndersjellta, filloj gjithashtu edhe genocidi mbi shqiptarët e Kosovës dhe të Çamërisë duke u detyruar të i nënshtrohen vuatjeve, persekucionit dhe përzënies nga trojet e tyre etnike e të fillojnë një luftë për pavarësi e identitet kombëtarë.
Poshtërsitë e regjimit komunist ishin të atyrë përmasave sa provokuan eksodin më biblik të shqiptarëve në vitet’90, eksod i tillë i cili nuk ishte bërë dhe nuk ishte parë në kohën e asnjë lloj pushtuesi sado i egër të ketë qenë ai.
Pa një shkrim dhe vlerësim të drejtë të historisë ku heronjtë dhe dëshmorët e vërtëtë të marrin vlerësimin e duhur dhe tradhëtarët dënimin e merituar për krimet e kryera dhe pa një dekomunistizim ligjor të shoqërisë nuk mund të kemi demokraci dhe pluralizem të vërtetë.
Bashkim, kurajo dhe forcë për të mposhtur çdo të keqe që rrezikon diktaturë dhe autoritarizëm!











