Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me vetëhedhjen e ndodhur në spitali Infektiv në Tiranë.
Sipas policisë, bëhet fjalë për 69-vjeçarin me inicialet R. B., i cili ishte shtruar në spitalin Covid-1 ku po trajtohej për koronavirusin.
Policia e Tiranës/ Informacion paraprak.
Më datë 10.11.2020, rreth orës 12:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi R. B., 69 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.