Pas súlmeve térroriste që kanë ndodhur së fundi në Francë dhe Vjenë, Ántitérrori do të rrisë sigurinë në vendin tonë.
Mësohet se në ambientet publike, aeroporte dhe porte do të ketë prezencë të shërbimeve civile si dhe do të rritet numri i patrullimeve të shërbimeve me uniformë të pólicisë. Kështu masat e sigurisë në vend do të kalojnë nga pika jeshile në atë portokalli, që tregon shkallën e rrézikshmërisë dhe ekspozimit nga ngjarje të mundshme kriminale.
Këto masa do të jenë në fuqi deri në fund të vitit, për shkak edhe të festave që na presin në vijim, saktësisht 28-29 Nëntori dhe festat e fundvitit: Krishtlindjet dhe Viti i Ri, që kanë edhe një fluks më të madh të hyrjeve dhe daljeve nga pikat kufitare.
Masat në fjalë do të përfshijnë edhe shërbimet diplomatike në vendin tonë, ndërkohë që e gjithë bota është duke u përballur me akte térroriste, të nxitura kryesisht pas ngjarjeve në Francë, ku u vrá një mësues që kishte komentuar karikaturat e profetit Muhamed.











