Parku Kombëtar i Dajtit, edhe pse duhej të ishte ndër më të mbrojturit në vend, siç e kërkon edhe ligji, është kthyer në një gurore, ku çdo ditë e më shumë fadromat po i nxjerrin fundin, për të mos llogaritur zhurmat që shkaktohen.
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Jamarbër Malltezi, në një postim të tijin në rrjetet sociale, rikujton edhe një herë atë çfarë po ndodh.
Sipas tij, prej 6 javësh është depozituar kallëzimi penal në ngarkim të ministrit të Mjedisit Blendi Klosi dhe disa drejtorëve të tjerë, por deri tani, shtoi ai, asnjë reagim nga SPAK.
Jamarbër Malltezi: A eshte ky Parku Kombetar i Dajtit apo Gurorja e Oligarut te Rames? A mund te shpetohej Parku Kombetar? A ka pergjegjesi qe Parku Kombetar te kthehet ne Gurore? Ka 6 jave qe kemi depozituar kallzim penal per Klosin dhe drejtoret e tij Dedej dhe Konomi por nuk ka asnje pergjigje nga SPAK. Pastaj degjon fraza boshe shabllon “kini besim se drejtesia e re…” fiks si komunistet ne ‘45.