InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Nga Sokol Gjoni: Harresë që vjen përmes “Flamujve”

13 Tetor, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Nga Sokol Gjoni: Harresë që vjen përmes “Flamujve”

Millosh Gjergj Nikolla
(Migjeni)
13 tetor 1911- 26 gusht 1938

Në madhështinë e njerëzve që lënë gjurmë të pashlyera, dy data janë krejtësisht të pavend të harrohen, data e tyre e lindjes dhe data e ikjes nga kjo botë.
Shpeshherë, jemi përpjekur të gjejmë “pretekste” simbiotike të Pukës me Migjenin, të ndërtojmë raporte varësie mes dy pjesëve që komportohen dhe shkrihen së bashku, të formulojmë teza dhe teori që kapërcejnë gjykimet letrare dhe rrokullisen në mitologji dhe folklorizma, të shprehura me pompozitet afektiv dhe emotiv.

Këtu në Pukë, Migjenin “e duan” drejtuesit dje dhe sot, (ndonëse, shumë syresh në komunikime të çlirta nga injoranca dhe padituria e skajshme shprehen me konotacione dhe pezhorativa të llahtarshme për figurën dhe dimensionet e tij), thjeshtë si variacion për dalje nga guacka institucionale, për sensacion mediatik, për protokoll institucional, për…, për…etj, por asnjëherë për atë çka ai përfaqëson. Ndryshe, s’ka se si të justifikohet mungesa totale e vëmendjes nga “çdokush” që pretendon se e njeh Migjenin, e indiferentizmit ndaj datës që shënon 109 vjetorin e lindjes së “uraganit të ndërprerë të letërisës shqipe”, poetit që solli përmes vargut të lirë realitetin e kredhur në mjerim të shoqërisë shqiptare, fotografinë lakuriqe të një shoqërie, e cila e zhytur në pashpresshmërinë e varfërisë dhe të mjerimit të tejskajshëm ishte mbërthyer në spiralen e veseve dhe të bjerrjes së saj morale.

Të ashtuquajturat “qarqe intelektuale” lokale, të katandisuara në manifestime broçkullash dhe pallavrash pa sens, e duan Migjenin për kapardisje mediumesh dhe simpoziumesh, që stisen dhe sajohen sa herë vjen “ndokush” nga Tirana, por asnjëherë me sebepin e duhur.

Përtej harresës, pavëmendjes dhe mosinteresimit të institucioneve përgjegjëse, të medias apo dhe forumeve intelektuale që përpiqen të jenë orientuese dhe fokusuese në ngjarje dhe shënjime të tilla, duhet medoemos të krijohen mekanizma dhe premisa konkretë, tërësisht të zhveshur nga pragmatizmi i çastshëm, por në funksion të qasjeve të reja ndaj vlerësimit dhe prezantimit në opinionin publik të figurave të tilla.

Migjenin nuk mund ta glorifikojnë dot liliputë dhe sharlatanë, të cilët emrin e tij e përmendin, thjeshtë si poetin e “mjerimit”, duke belbëzuar ndërdhëmbshëm dhe ndonjë varg nga poema, si stil dhe sharm zyrtarësh që për t’u dukur “autoritarë” në foltore të stisura, padashje krijojnë asimetri të aktuales me kohën kur jetonte poeti, duke dhënë groteskun e talljes me auditorin, pasi harrojnë se janë pikërisht drejtuesit e djeshëm dhe të sotëm përgjegjësit e këtij realiteti, që si në kapardisje ofrojnë konturet dhe mendësinë e idhujve…pa krena.

Përmasat e figurës së Migjenit, nuk zvogëlohen edhe përtej “pakujdesjes” së institucioneve përgjegjëse për të organizuar veprimtari që lidhen kryesisht me veprën e tij gjeniale, pasi dimensionet që rrok Migjeni në krijimtarinë e tij i qëndrojnë dhe pluhurosjes institucionale.

Edhe po të duam ta harrojmë, realiteti asimetrik është klithma dhe piskama e mesazheve të forta që rezonojnë në kontekste aktuale. Për të mos e lënë në harresë, Puka dhe pukjanët i kanë dhënë si garanci të saj “Lulin e vocërr”, i cili sot në prehërin e mësuesit të tij, sheh se sa shumë janë venitur institucionet kulturore në përmbushjen e qëllimeve të tyre, se sa shumë janë bjerrë vlerat krijuese dhe në tërësi jeta artistike dhe kulturore e një vendi, e një qyteti që burim frymëzimi kishte vendndodhjen e tij, të qenurit rrëzë malit Tërbuni, ku flladi i bjeshkëve që e rrethojnë janë nektari ushqyes i plejadës së panumërt të krijuesve dhe interpretuesve të saj.

Kjo panoramë e “harresës” ndaj figurës së Migjenit, për fatin e keq vërehet se ka përfshirë dhe institucione në nivel kombëtar, organet qendrore, median dhe në tërësi sferën intelektuale, pasi asgjë nuk është planifikuar në këtë përvjetor. Migjeni sot vjen si një “baladë qytetase”, me tingujt e dëshpërueshëm të “dhimbjes krenare”, por gjithnjë i pëlqyeshëm si “sonet pranveror” .

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

REAGIM PUBLIK/ Arjan Hamiti: Përjashtimi i KF Shkumbini kërkon rishqyrtim dhe transparencë nga FSHF
Aktualitet

REAGIM PUBLIK/ Arjan Hamiti: Përjashtimi i KF Shkumbini kërkon rishqyrtim dhe transparencë nga FSHF

19 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 19 prill 2026

19 Prill, 2026

15 vite dashuri: Historia e rrallë e Ilda Mërkurit dhe Agron Lukës që rikthen besimin te familja!
Show Biz

15 vite dashuri: Historia e rrallë e Ilda Mërkurit dhe Agron Lukës që rikthen besimin te familja!

18 Prill, 2026

Kryebashkiaku Flamur Golemi dhe 18 punonjës të infektuar me SIDA? Reagon për herë të parë Bashkia Gjirokastër
Aktualitet

Kryebashkiaku Flamur Golemi dhe 18 punonjës të infektuar me SIDA? Reagon për herë të parë Bashkia Gjirokastër

18 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com