InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Ultimatumi Perëndimor që po “zbyth” mazhorancën

29 Shtator, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Deliri i Edi Ramës në Kongresin e PS: Dua 800 mijë vota për mandatin e tretë

Nga Red VARAKU

Mazhoranca socialiste ka marrë një grusht të fortë turinjve nga faktori ndërkombëtar për përpjekjen e saj të dështuar për grusht shteti, duke marrë peng reformën zgjedhore, me shpresë se mund të fusë Shqipërinë në rrugë pa krye, duke tërhequr zvarrë vendin, nxitjen e kaosit dhe varrosjen e ëndrrës për integrim.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian përmes ambasadorëve , i bënë të qartë Edi Ramës, se do të ishte përgjegjës për çdo devijim nga dakortësia e arritur në janar dhe qershor.

Ndërsa, ultimatumi i z. Wahdepul se BE nuk do të njohë asnjë reformë të arritur pa konsensus dëshmon vendosmërinë e BE për të çuar përpara vendimin e saj për zgjidhjen e krizës shqiptare nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Akti i ndryshimit të rregullave në mes të lojës nga mazhoranca, nuk është as kompetencë kushtetuese, as e drejtë, dhe as e ligjshme. Ai është vetëm një kontribut i përpjekjeve për të krijuar një kolaps institucional për zgjidhjen e krizës me zgjedhje të lira.

Pra, vendimi i mazhorancës prej fillimit ka qenë dhe është nul dhe një akt i pazbatueshëm. Ky akt nuk është vetëm i papranueshëm nga pikëpamja e marrëveshjes së janarit dhe qershorit, por është dhe në shkelje të hapur të Kushtetutës.

Në këtë kuptim, opozita përveçse të deklarohej politikisht, nuk kishte dhe nuk ka nevojë të ndërmarrë veprime të tjera kundër, pasi garant i një procesi të lirë të zgjedhjeve kanë qenë dhe janë ndërkombëtarët.

Dhe në fakt ndodhi ajo që pritej të ndodhte. Presioni ndërkombëtar po shtohet dhe po kthehet në dajak mbi kurrizin e lodhur të mazhorancës.

Pas këtij dajaku Edi Rama ka nisur “zbythjen” me takt edhe nga marrëzia e tij e fundit, duke dëshmuar kështu sërish se ai është i pafuqishëm ta ndalë axhendën perëndimore të Shqipërisë.

Gjithsesi, ai ia pati dalë që me komedinë e ndryshimeve kushtetuese gjatë vapës së kësaj vere ta mbante të mpirë dhe të çoroditur opinionin publik, duke krijuar idenë sikur ishte ky e kishte “rregulluar “sërish me faktorin ndërkombëtar.

Madje pati shkuar deri aty sa betohej dhe stërbetohej në emër të sovranizmit që ai nuk do të lejonte askënd të ndërhynte në punët e brendshme të Shqipërisë.

Por, e vërteta është që garant i tranzicionit të pushtetit prej fillimit ka qenë dhe mbetet vetë faktori ndërkombëtar dhe kërkesa për një reformë zgjedhore ka qenë kërkesa e parë e tyre menjëherë pas 30 qershorit.

Fillimisht ka qenë Mathew Palmer, i cili e ka artikuluar qartë që SHBA mbështesin një reformë zgjedhore të dakortësuar nga të gjitha palët , pastaj ka qenë Johannes Hahn , i cili në emër të Bashkimit Europian ka kërkuar të njëjtën gjë, duke e konsideruar edhe si kusht për hapjen e negociatave tetorin e shkuar.

Ky ishte një mesazh i qartë në mbështetje të opozitës që vinte nga Perëndimi, që dëshmonte se Perëndimi e pranonte kauzën e Opozitës shqiptare.

Gjithashtu, dëshmonte se zgjidhja e krizës shqiptare tashmë ishte futur në axhendën e Perëndimit, mosplotësimi i të cilit solli dhe bllokimin e integrimit vjet në tetor. Në gjuhën diplomatike nuk ka presion më të hapur se ky.

Kështu për shkak të këtij presioni në fillim të këtij janari u krijua Këshilli Politik, por për shkak të pandemisë, produktin final e arritën në pesë qershor.

Pra, deri në këtë pikë çdo gjë po ecte sipas planit. Përshëndetja nga nivelet më të larta të BE dhe SHBA, të cilat e përshëndetën dakortësinë e arritur në pesë qershor dëshmon jo vetëm seriozitetin e kësaj ndërmarrjeje, por dhe faktin që ajo po kryhet nën mbikqyrjen e rreptë të SHBA-ve dhe partnerëve.

Por, sërish pas pesë qershorit Rama filloi spërdredhjet dhe llastimet me të njëjtën strategji për të penguar realizimin e këtij projekti, edhe pse thellë-thellë e kishte të qartë që nuk mund të devijonte asgjë nga dakortësia e vulosur nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Z. Mike Pompeo.

E vërteta është se të gjitha deklaratat e faktorit ndërkombëtar mbështesin kauzën e Opozitës se procesi zgjedhor kishte deformuar vullnetin e qytetarëve shqiptar dhe se qytetarët shqiptarë meritojnë një proces të drejtë , ‘zgjedhje të lira nga mashtrimi, ndërhyrja dhe korrupsioni’.

Ndaj, tërheqja e tij herët ose vonë nga presioni i ndërkombëtarëve nuk përbën më asnjë surprizë.Përkundrazi, dëshmon që Rama nuk ka sot asnjë fuqi për ta ndalur fatin e tij.

Sigurisht, kriza do të zgjidhet vetëm kur të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë, por Opozita ka arsye për të qenë entuziaste , sepse tashmë faktori ndërkombëtar është tërësisht në anën e saj dhe ajo po dikton sot defacto axhendën politike të vendit, ndërsa Ramës nuk i ka mbetur rrugë tjetër përveç dorëzimit pa kushte përballë këtij fakti.

Të Lidhura

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?
Opinione

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?

22 Tetor, 2025
Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.
Opinione

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.

8 Tetor, 2025
Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve
Opinione

Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve

7 Tetor, 2025
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!

6 Tetor, 2025
Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”
Opinione

Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”

2 Tetor, 2025
Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori
Bota

Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori

5 Nëntor, 2025

Luana Vjollca shfaqet para fansave, “spikat” gjo*ksi i saj bombastik
Show Biz

Luana Vjollca shfaqet para fansave, “spikat” gjo*ksi i saj bombastik

5 Nëntor, 2025

A duhet ngrënë bananja në mëngjes?
Të ndryshme

A duhet ngrënë bananja në mëngjes?

5 Nëntor, 2025

Neda Balluku thyen heshtjen, pranon ndarjen nga partneri saj
Show Biz

Neda Balluku thyen heshtjen, pranon ndarjen nga partneri saj

5 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com