InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Axhami: Investimi i sotëm për një arsim cilësor, hedh baza të sigurta për një komb të zhvilluar nesër.

12 Shtator, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Fillimi i vitit të ri shkollor, reagon kryelegalisti Axhami: Dështimi i tij, sjell pasoja të pariparueshme!

Nga Shpetim Axhami, Kryetar i PLL

ARSIMI: INVESTIM, CILËSI, ARRITJE.

Arsimimi i një kombi është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e tij, prandaj për vendet në zhvillim, ky proçes, merr një rëndësi të veçantë jetike.

Për këtë, sot, kerkohet dhe del si domosdoshmëri, të ketë një plan konkret afatgjatë në lidhje me zhvillimin cilësorë të arsimit, nëpërmjet një investim më të madh e të gjithanshëm në këtë fushë.

Rritja e këtyre investimeve do të sillte permirësim cilësor dhe arritje të objektivave konkrete që arsimi mbart në vetvete.

INVESTIMI.
Tham se për t’u arritur objektivat që vet arsimi ka përballë shoqërisë, në radhë të parë, sa më shpejt, duhet të rrisim invesimet në arsim.

Kuptohet për tu rritur investimet në arsim, kerkohet që të rritet buxheti i shtetit në këtë fushë, të paktën në nivelet e vendeve të rajonit.

Mos investimi në një rrugë apo diku tjetër, mund të ishte i perballueshëm për momentin, nderkohë mos investimi si dhe sa duhet në arsim, sjell probleme dhe nga shkolla do të dalin nxenës të diplomuar por jo të shkolluar, kjo me pasoja të pa riparueshme për më vonë.

Ky investim, nuk duhet të konceptohet vetëm në bërjen e godinave me fasada të bukura, të cilat normalisht duhen dhe po vazhdojnë të bëhen, pavarsisht cilësisë dhe projekteve që lënë për t’u diskutuar.

Investimi, ka ardhur koha, duhet konceptuar si investim në përmbajtje, duke filluar me investimin që duhet bërë në rritjen e punës kualifikuese me mësuesit aktual dhe duke vazhduar me përmirësimin e nivelit të kuadrit të ri mësimorë.

Ky kualifikim dhe permirësim pregatitor, duhet dhe merr rëndësi, po të kemi parasysh kriteret e vendosura deri dje për ata që kërkonin për të studiuar në degët e mësuesisë.
Gjithashtu ky kualifikim duhet të behet periodik dhe me projekte cilësore duke pasur parasysh kurrikulat dhe shumë probleme të tjera që lidhen me arsimin dhe lindin sipas kohes.

E lidhur, për sa më sipër, shteti duhet të stimuloj më tepër nxënësit cilësorë që aplikojnë për studime në deget e mësuesisë, kjo si në bursa studimi edhe në mundesinë e kritereve lehtësuese për punësimin e kësaj kategorie.

Investimi serioz duhet të ketë edhe përmirësimin e mënyres së trajtimit të informacionit shkencorë në tekstet mësimore, në bërjen e një kurrikule të saktë dhe efektive për vendin tonë, në sigurimi bazës materiale ndihmëse didaktike.

Investim me vend dhe i domosdoshëm, eshtë ai që do të lehtësonte punën e mësuesit duke rritur produktivitetin e saj e duke e veshur mësuesin me personalitetin dhe dinjitetin e merituar.

Për këtë, shteti duhet të përballoj financiarisht shpenzimi buxhetor që kërkon, rritja e pagës mësuesve deri me 700 $, ulja e normës mësimore për mësuesit, ulja e numrit të nxënësve nëpër klasa si dhe përballimi i transportit të nxënësve në shkollat më të aferta me cilësi të lartë sipas deshirës së tyre.

CILESIA.
Rritja e investimeve si më sipër në mënyrë të pashmangshme do të rriste, me patjetër, cilësinë e mësimdhënies e për rrjedhojë do kishim nxënës më të pregatitur.

Ky investim, në format që thamē, do të bënte që kuadrot, mësues aktual dhe ato të rinjë, të ishin më të pregatitur sesa sot, të aftë për tu përballur me çdo situatë që lidhet me edukimin dhe pregatitjen shkencore të nxenësve.

Përmirësimi i mënyrës së trajtimit të materialit shkencor në tekste, një kurrikul efektive, një bazë materiale didaktike, jo vetëm do të rriste nivelin e mësimdhënies por ajo që është më kryesorja do të bënte që të nxënit tek nxënësit të ishte në nivele të kënaqshme.

Kjo rritje cilesore, duhet të stimulohet me zhdukjen e fiktivitetin duke ndryshuar mënyrën e vlerësimit të nxënësve, mënyrën e kontrollit të njohurive dhe mënyrën e administrimit të çdo lloj provimi shtetëtor.

Paga e merituar, norma e reduktuar dhe numri më i vogel i nxënësve nëpër klasa, jo vetëm motivon punën e mësuesit por bën që ajo të lehtësohet duke rritur intensitetin dhe produktivitetin cilësor të saj për tek nxënësit.

Vetë zhvillimi i sotëm i shkencës dhe teknologjisë kërkon me patjeter rritjen e nivelit cilësor sot në arsim në pershtatje me këto zhvillime për të perballuar sfidat e tregut.

ARRITJET.
Duke parë më sipër, del qartë se rritja e investimeve në arsim e rrit cilësinë në mesimdhënie dhe siguron nxënës më të pregatitur cilësisht.

Nxjerrja nga bankat e shkollës e nxenësve cilësisht të pregatitur është arritja kryesore që duhet të sigurojë arsimi sot.

Rritja e nivelit cilësor për arsimin parauniversitarë në Shqipëri, do të perbënte një nga arritjet më të mëdha me baze kombëtare për një shoqëri të edukuar dhe të aftë për të perballuar sfidat e zhvillimit sipas kohës.

Investimi dhe rritja cilësore në arsim, gjithashtu do të bënte që nesër të arrihej që të kishim një administratë profesionalisht të aftë dhe cilësore.

Ky investim është një investim i domosdishem për shoqërinë, ku produktet e këtij investimi do të linin gjurmë për një periudhë afatgjatë.

Rritja e investimit nē arsim është arritja më e madhe, e padukshme për momentin, por që shumë shpejt, jep produktet e veta në zhvillimin e një vendi.

Investimi i sotëm për një arsim cilësor, hedh baza të sigurta për një komb të zhvilluar nesër.

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?
Show Biz

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?

7 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e martë, 7 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e martë, 7 prill 2026

7 Prill, 2026

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!
Aktualitet

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!

6 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com