InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Pse 25 prilli do të jetë një referendum popullor kundër Edi Ramës?

11 Shtator, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Gazetari i njohur ironizon: Të paçim komandant Rama, kriminelët po ndjekin këshillën tënde…

Nga Red VARAKU

Edi Rama po sillet sikur këto tetë vjet në Shqipëri nuk ka ndodhur asgjë e pazakontë. Madje, ai po sillet si një lider që krejt normalisht po pregatitet të konkurojë për një mandat të tretë.

Me këtë ai po tenton të krijojë idenë se gjërat në Shqipëri vijojnë normalisht, pavarësisht të vërtetave të rënda që zbuluan përgjimet, pavarësisht faktit që vendi ndodhet prej katër vjetësh pa drejtësi, pavarësisht faktit që opozita ka dalë jashtë institucioneve ,pavarësisht bojkotit të zgjedhjeve lokale apo bllokimit të integrimit.

Kjo me qëllim shmangjen e vëmendjes së qytetarëve nga të vërtetat e mëdha të qeverisjes së tij, të cilat po e kalbin këtë shoqëri të gjallë.

Përveç tij, kam parë dhe ca palaço këto ditë, që rreken të bindin qytetarët, që në Shqipëri çdo gjë ecën normalisht. Me paturpësinë më të madhe, ata argumentojnë plaçkitjet e qeverisë si përpjekje për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Ndërkohë të gjithë e dimë që të gjitha këto lëvizje synojnë të gjitha vetëm mbajtjen e pushtetit me çdo kusht.

Të gjithë e dimë, që qeverisja e tij është kthyer në një regjim me tiparet e një narkoshteti, ndërsa vetë ai është kthyer në një autokrat tipik,i cili është gati të bëjë gjithçka për mbajtjen e këtij pushteti dhe atë po bën.

Por për të gjithë ata, që flasin normalisht për një mandat të tretë për Edi Ramën dhe hiqen sikur nuk ka ndodhur gjë në këtë vend gjatë qeverisjes së tij, duhet t’u kujtoj disa të vërteta:

Edi Rama është njeriu që shkatërroi tërësisht sistemin e drejtësisë, duke e lēnë vendin prej katër vjetësh pa drejtësi dhe duke emëruar në krye të institucioneve të reja të drejtësisë pasardhësit dhe bijtë e shërbëtorëve më besnikë të regjimit, me qëllim përdorjen e tij si kamzhik kundër kundërshtarëve politikë.

Edi Rama kanabizoi Shqipërinë, duke e kthyer atë në një Kolumbi të Europës, ku grupet paramilitare të drogës emërojnë kryetarë bashkish, drejtorë të mëdhenj policie e deri tek nëpunësit më të parëndësishëm, me anë të të cilëve këto grupe kontrollojnë jetën e qytetarëve në të gjithë territorin.

Ai e ktheu policinë e shtetit në një aparat tërësisht në shërbim të këtyre grupeve, duke prodhuar një mekanizëm shumë efikas për ushtrimin e një terrori politik mbi qytetarët.

Mosndëshkimi i Samir Tahirit është prova më e rëndësishme për këtë të vërtetë. Shqiptarët e panë me sytë e tyre se si ai e mbrojti Sajmir Tahirin, ministrin e tij më të suksesshëm nga arrestimi dhe si po e mbron tani nga frika se ky i fundit mos hap gojën.

Ndërsa, radiografia e ashpër e përgjimeve zbuloi realitetin e hidhur që kishte prodhuar qeverisja e tij. Tek ato përgjime bëhet e qartë edhe për më naivët, mënyra se si funksionon mekanizmi i vjedhjes dhe manipulimit të zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin e organizuar.

Por, Edi Rama në vend që t’i kērkonte falje qytetarëve për këtë dhe të shkonte para drejtësisë bashkë me bandën e tij, shkoi dhe më tej në spiralen e krimit, duke shkelur rëndë kushtetutën dhe duke bërë zgjedhje pa opozitën në 30 qershor, zgjedhje të cilat shqiptarët i bojkotuan me neveri.

Edi Rama po i fakton çdo ditë shqiptarëve se pushteti i klanit të tij është ai që dikton ekonominë e vendit duke vendosur se kush do pasurohet dhe kush meriton që të shkatërrohet.

Babëzia e tij e ka çuar ekonominë shqiptare në buzë të greminës. Shqipëria është sot një karakatinë financiare, e falimentuar dhe vetë qeveria është një sipërmarrje që jeton falë borxheve që po e tejkalojnë 100%. Kjo është batërdia që po lë pas kjo kufomë politike, dhe që do t’i kushtojë rëndë Shqipërisë.

Ai e ka kthyer shëndetësinë shqiptare në një varr të hapur për qytetarët. Pandemia zbuloi për të gjithë shqiptarët batërdinë që është bërë në këtë sektor, të cilin ai e ka kthyer totalisht në një sipërmarrje private në shërbim të tij dhe klientëve të tij farmaceutikë.

Dy fatkeqësitë që goditën Shqipërinë, në vend që t’i përdorte si mundësi për të riftuar besimin e qytetarëve ,i ktheu në mundësi për të vjedhur dhe plaçkitur. Ato zbuluan dhe realitetin e hidhur ku i ka degraduar ky njeri institucionet, të cilat i ka dyfishuar në numër dhe i ka mbushur me kriminelë dhe militantë që nuk dinë të bëjnë asgjë përveç se të rrjepin edhe qindarkën e fundit të hallexhinjve .

Për të mos folur më pas për arsimin që përmes reformës u kthye në një vatër militantësh dhe injorance, totalisht në shërbim të partisë, apo për policinë e cila sot udhëheq trafikun e drogës dhe është kthyer në armikun më të madh të qytetarëve.

Përmes kamikazeve të tij ministra, ai ka devijuar dhe po vazhdon të devijojë paratë publike drejt klientëve të tij. Rastet e panumërta të korrupsionit dhe PPP-ve janë prova që dëshmojnë që vjedhja e të ardhurave në të gjithë sektorët bëhet për të përmbushur epshet dhe llogaritë e tij offshore.

Ai e ka kthyer tërësisht politikën e jashtme të Shqipërisë në shërbim të axhendës së tij personale. Nëpërmjet miqësisë së tij me pasardhësin e Millosheviçit , ai u investua në trafikimin e kufinjve të Kosovës në këmbim të mbështetjes ndërkombëtare për pushtetin e tij. Gjithashtu, me po të njëjtin qëllim ai u investua në një pazar për detin dhe po të mos kishte qenë për ndërhyrjen e miqve që e duan akoma Shqipërinë ,sot Kosova do të ishte ndarë dhe deti do të ishte trafikuar .

Por, Edi Rama nuk ka shkatërruar vetëm Shqipërinë. Ai ka shkatërruar dhe PS, të cilën e ka katandisur në mëshirë të një grupi individësh që nuk kanë lidhje me historinë e saj. Prej saj janë zbuar të gjitha figurat politike dinjitoze dhe ajo është mbushur me kasnecë të krimit, duke e rrezikuar seriozisht të ardhmen e kësaj partie.

Këto dhe shumë të tjera janë të vërteta shumë të mëdha, që Edi Rama duhet të ketë guximin minimalisht t’i pranojë dhe të kërkojë ndjesë. Kështu do të kishte të paktën një mundësi për të ndërtuar një raport të ri besimi me qytetarët.

Por, në vend që të kërkojë ndjesë, të reflektojë dhe të marrë përgjegjësinë që i takon, ai duket i papenduar për të gjitha këto. Madje, ai po krenohet me to, duke i menduar kështu shqiptarët si qenie pa dinjitet, me të cilët mund të bësh çfarë të duash, sepse në fund vullnetin e tyre mund ta blesh me një thes miell.

Pikërisht, për këtë 25 prilli nuk do të jetë një ditë normale zgjedhjesh, ku njerëzit do të votojnë normalisht për projektin më të mirë politik, por do të jetë një ditë, ku ky njeri do të japë llogari për të gjitha poshtërsitë dhe pabesitë që i ka bërë këtij populli. Ajo ditë do jetë një referendum i madh popullor vetëm kundër tij personalisht.

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?
Show Biz

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?

7 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e martë, 7 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e martë, 7 prill 2026

7 Prill, 2026

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!
Aktualitet

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!

6 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com