Kur Edi Rama u zgjodh kryetar i Partisë Socialiste, në tetor të vitit 2005, disa ditë më vonë Rama dhe At’ Zef Pllumi shkëmbehen në hollin e hotel Sheraton dhe thuhet se ndodhi kjo bisedë.
Ati i thotë Edi Ramës:
– Edi, je bà kryetar i komunistave? Rama, në siklet prej batutës, ia kthen:
– At’ kështu e kanë këto punë. Kurse Ati, shton:
– Por nejse mir’, se mà mirë se ti nuk ka kush e shkat’rron at’ parti, partin’ e Enver Hoxhës.











