Nga Dr. Albina Deda
Ndryshimet ne sistemin ekonomik kane qene gjenerator i levizjeve te tjera ne sektoret social mbas 90.
Ne nje ekonomi tregu duhet te forcohen elementet sociale.
E sistemi shendetesor eshte ne themel edhe nje sistem social.
Nje funksion te plote e realizojme nese integrojme dhe forcojme elementet e tregut me ato social.
Shendetsia eshte nje sherbim publik pavaresisht nga pronesia apo menaxhimi.
Eshte po ashtu sistemi me i komplikuar qe ekziston dhe i nderthurur me elemente e politika sociale.
Shtrirja e tyre varet nga niveli ekonomik, menyra organizimit politiko-administrativ, vizioni politik, ndertimi structural i sistemit.
Rendesi ka ofrimi i nje cilesie sherbimi shendetesor per nje kosto te caktuar.
Qe nga viti 92 -2013 ka disa ndryshime dhe eshte punuar ne kete drejtim.
Disa sektore kane bere evolucion te dukshem, si sherbimi farmaceutik dhe stomatologjik, ISKSH dhe Mjeku familjes.
Mbrapa mbetet sherbimi spitalor publik, i cili vazhdon sot te mbahet i mberthyer nga koncepte te centralizuara te financimit e menaxhimit, e justifikuar nga politika ndaj tij.
Politikat e majta synojne te ndajne aspektin social nga hapesirat dhe rregullat e tregut.
Kjo ben qe te ndertohen dy sisteme, nje i ekonomise se lire dhe nje shendetsor, i bazuar ne karakteristika teresisht sociale.
Por kjo nuk mund te kete sukses afatgjate.
Eshte nje model genjeshter qe
ju takon ekonomive te centralizuara dhe arrin kulmin me absurditetin
se” shendetsia eshte falas”.
Ne e perjetuam kete mashtrim per shtate vitet e Rilindjes se braktisjes, hajduterise, koncensioneve te sektoreve kryesore te shendetsise per klientelistet, dhe po prekim kete plage te thelle edhe me shume tani ne pandemine Covid19.
Menaxhimi i pandemise tashme
eshte shnderruar ne nje gjendje katastrofike e për këtë flasin vetem faktet,
numri i ulet i testimeve
rritje të numrit të rasteve,
raste dhjetefish me ato te dhena zyrtare qe jep Rilindja propagandistike dhe rastet e reja e vdekjet me te larta ne Europe ne numer per 1milion banore,
spitalet Covid te tejmbushura dhe ne kushte e mungesa te medha per trajtimin e te semureve rende, pamundesia e trajtimit prej kostos se larte te mjekimit te pacienteve qe po e kalojne ne shtepi, asnje mase lehtesuese apo rimbursim i medikamenteve qe po perdoren nga mjeku familjes per Covid19, braktisje e qytetareve te cilet jane lene vetem ne kete perballje.
Shqiptaret meritojne nje qeveri te pergjegjshme me politike te qarte e me ndryshime rrenjesore ne shendetesi duke
integruar ne shendetesi elementet e tregut me ato social ku te perfitojne sherbime cilesore qytetaret e sterlodhur deri tani, shpresehumbur nga gjithe ky kaos i Rilindjes se deshtuar!AD











