InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Urgjenca Kombëtare, ose paratë e bëra “rrush e kumbulla” !

19 Gusht, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Urgjenca Kombëtare,  ose paratë e bëra “rrush e kumbulla” !

Nga Dr. Ilir ALLKJA

Në dy krizat humanitare që ka kaluar vendi jonë, ajo e tërmetit të 26 nëntorit si dhe pandemia e COVID-19 ka ceduar rëndë sherbimi i urgjences kombetare.

Kur isha mjek i ri kam punuar me UNICEF dhe në kohën e luftës së Kosovës si mjek, në ekip me mjekë e infermierë francezë.
Ndikuar nga pervoja e punës me mjekët francezë, ku në shërbimin ndaj të sëmurëve asgjë nuk i lihej fatit, unë kam aspiruar që vendi jonë të kishte shërbime moderne mjekësore.

Urgjenca Kombëtare një organizim i ri, që gllabëroi miliona euro nga nga taksat tona si dhe nga donatorët duhej doemos që të mos ishte një dështim, siç realisht ndodh me të gjitha sipërmarrjet shtetërore në këtë vend.

Katapultimi në drejtim i personave pa ekuilibër mental, me bindje të thella autoritare që nuk lejojnë sugjerime, këshilla e jo më kritika , e paraljmëronte hedhjen në kosh të parave e nevojave të shqiptarëve për një shërbim të vlefshëm e dinjitoz.

Më parë kam shkruar për dështimin në organizim të Urgjencës Kombëtare.
Të gjithë pritnim që në Shqipëri të zbatohej sistemi italian (franko-gjerman) i EMS, në fakt në terren ka një sistem rrëmujë, me aktorë të lodhur e të pamotivuar.

Nisur nga ngjarja e rëndë në Gjirokastër, ku një shofer ambulance aksidentoi për vdekje një fëmijë vendosa të shkruaja për shoferët e ambulancave.
Megjigjëse në ligjin nr. 147, viti 2014 “Për shërbimin e urgjencës mjekësore”.
Kreu III,
neni 21, thuhet
“Personeli ndihmës është barelëmbajtësi dhe shoferi i kualifikuar i shërbimit të urgjencës mjekësore”realisht institucioni i Urgjences Kombetare nuk ka marrë asnjë nismë për trajnimin e shoferëve të punësuar, ndersa ministria e shendetësisë dhe ajo e arsimit nuk kanë bërë asnjë hap për hapjen disiplinës “shofer ambulance” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike .
Shoferët e ambulancave kudo në botë punojnë nëpër qendra shëndetësore, qendra urgjencash, pika urgjencash, spitale etj, dhe që transportojnë pacientë të sëmurë, të lënduar dhe jo-ambulatorë.
Drejtuesit e autoambulancave ndihmojnë në ngarkimin dhe shkarkimin e pacientëve nga automjeti dhe duhet të jenë të aftë që të administrojnë dhënien e ndihmës së parë.

Drejtuesit e autoambulancave duhet të jenë në gjendje t’i japin makinës (ambulancës) në rrugë të ndryshme, në mënyrë të sigurt dhe të shpejtë, pa rrezikuar ekipin mjekësor, publikun ose pacientin që transportohet.

Në Shqipëri janë të shumta rastet ku mjekë, infermierë kanë thyer kockat nëpër ambulanca nga frenimet jo adekuate të autoambulancave ndërsa disa qytetarë kanë humbur jetën pasi janë përplasur prej tyre.

Drejtuesit e autoambulancave duhet të sigurohen që automjeti të mirëmbahet, të pastrohet, sanitarizohet dhe të ketë gjithmonë pajisjet mjekësore në gjendje pune.
Shoferët duhet të kenë qëndrueshmëri dhe formë të mirë fizike.

Kushdo që dëshiron të bëhet shofer ambulance në botën e qytetëruar mund të regjistrohen në programet e trainimit të teknikëve të urgjencës në shkolla komunale, kolegje 4 vjeçare si dhe universitete.
Pas mbarimit me sukses të shkollimit licencohen nga shteti i tyre dhe pasi punësohen ndjekin programet e edukimit në vazhdim!

Një ndër detyrat e qeverisë demokratike duhet të jetë edhe formatimi, ndryshimi e plotësimi i vakumit të pajustifikuar në shërbimin jetëshpëtues të Urgjencës Kombëtare.

Ilir Allkja mjek.

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026
Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës
Opinione

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës

28 Prill, 2026
Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026

TË FUNDIT

Kur besimi flet shqip: momentet prekëse nga pagëzimi i nipit të Eduart Ndocajt në Milano
Aktualitet

Kur besimi flet shqip: momentet prekëse nga pagëzimi i nipit të Eduart Ndocajt në Milano

24 Maj, 2026

“Vargu si klithmë e shpirtit”/ Recensë mbi poezinë “Ku e kam vargun?” të poetes Eva Kacanja
Kulturë

“Vargu si klithmë e shpirtit”/ Recensë mbi poezinë “Ku e kam vargun?” të poetes Eva Kacanja

23 Maj, 2026

Axhami për Revoltën e Qafë Barit: “Pa u përballur me të shkuarën, demokracia mbetet e brishtë”
Aktualitet

Axhami për Revoltën e Qafë Barit: “Pa u përballur me të shkuarën, demokracia mbetet e brishtë”

22 Maj, 2026

“Çdo pronë e lirë shtetërore t’u jepet pronarëve për kompensim”, reagon ashpër Shpëtim Axhami: Toka shqiptare nuk mund të shitet te të huajt
Aktualitet

“Çdo pronë e lirë shtetërore t’u jepet pronarëve për kompensim”, reagon ashpër Shpëtim Axhami: Toka shqiptare nuk mund të shitet te të huajt

18 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com