InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Vota e Parlamentit Europian “gris” Rilindjen!

5 Korrik, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Të falësh JETË për asgjë/ Nga Enada Ciko

Nga Enada CIKO

Deri kur do të shpërdorosh o Katilinë,durimin tonë?(Quousque tandem abutere, Catilina, patientia nostra?).

Me këto fjalë Ciceroni, filozof, avokat, shkrimtar latin dhe një nga personazhet politike kryesore të periudhës së fundit të Republikës Romake, ka hapur veprën e tij Katilinarët, në të cilën përmbledh ligjërimet në Senat kundër Katilinës, i cili me anë të një komploti u përpoq të merrte pushtetin në mënyrë të dhunshme për të përmbysur Republikën.

Një shprehje që ndër shekuj është shndërruar në togfjalëshin me të cilin denoncoheshin ata që abuzonin indulgjencën e bërë ndaj tyre, dhe që sot mund të përdoret me të njëjtat tone akuzuese ndaj kryeministrit Rama që kokëfort cicëron për 15 kushtet e BE-së.Më saktë, për mungesën e tyre.Paçka se, si asnjëherë më parë, Parlamenti Europian votoi me një mazhorancë prej 388 votash, duke bashkuar të majtë e të djathtë, një amendament që konfirmonte vendimin e Ministrave të BE-së.

Edi Rama abuzon me durimin e gjithkujt duke mohuar 15 “urdhëresat”europiane.Ky qëndrim nuk e fsheh dot të zezën që ndodhet mbi të bardhën e draftit të publikuar dhe miratuar, i cili nuk ndëshkon qytetarët shqiptarë, por qeverinë tonë. E cila, përpara se të ulet në tryezën e shumëpritur europiane, duhet të bëjë detyrat e një shtëpie që është kthyer përmbys prej atij që sot është i pari i saj.

Detyra shtëpie që homologu lindor i Ramës, Zaevi, i kishte kryer prej kohësh, duke marrë një PO të pastër, pa kushte për negociatat.Një PO ndaj Maqedonisë së Veriut që hedh poshtë pretendimet e kryeministrit tonë se Europën na e pamundësojnë forcat anti-BE, dhe jo dëmet që ai i ka shkaktuar rendit ligjor përgjatë mandateve të tij. Një PO ndaj Maqedonisë së Veriut që e shkëput fatin e dy vendeve në rrugën drejt Brukselit, dhe që do të mund të rilidhet kur 15 kushtet të jenë përmbushur duke sjellë normalitetin politik dhe institucional në vend.

Sesa do të zgjasë vonesa jonë, varet nga shpejtësia me të cilën do të kuptohet, për ata pak miq që i kanë mbetur Ramës brenda dhe jashtë vendit, se Shqipëria e vizatuar nga kryeministri nuk përkon me shtetin funksional që presin në tryezën e parë ndërqeveritare me BE-në. Se demiurgu i këtij kaosi, nuk mund të jetë ai që vullnetarisht pranon një kushtëzim që hedh poshtë narrativën fiktive të quajtur “Shqipëria që duam”,për të përqafuar Shqipërinë që shohin të gjithë, përvec atij.Në Europë nuk ka vend për këto dy Shqipëri.

Duke dëshmuar edhe njëherë që mungesa e Gjykatave të Epërme u interpretua nga Rama si një mundësi e artë për të ngjitur fantazitë më absolute për të sunduar dhe për të shkatërruar. Shembja barbare e Teatrit ka qenë jo pak përcaktuese për votën e shumë prej 388 euro-deputetëve. Shpata e Demokleut mbi kokën e kryeministrit ka forcën që nëpërmjet trysnisë politike ta orientojnë vendin drejt normalitetit të mohuar dhe të frenojnë babëzinë kryeministrore deri në zgjedhjet e ardhshme.

Për ironi të fatit, dhe për fat të opozitës, vota e Parlamentit Europian erdhi po atë ditë në të cilën Rama kërcënonte “grisjen e marrëveshjes”. Sigurisht dy ngjarjet nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën, por janë pjesë e ngjarjes së madhe që janë 15 kushtet, ku ndryshimet zgjedhore përfaqësojnë nisjen e implemetimit të vullnetit të vendeve që i kanë imponuar ato por edhe të eurodeputetëve që duke votuar pro amendamentit “grisën” përfundimisht Rilindjen dhe maskat e shumta të saj.

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë
Aktualitet

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë

12 Prill, 2026

Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Dita nis me kthjellime, çfarë pritet të sjellin orët e pasdites?

12 Prill, 2026

Dështojnë bisedimet SHBA–Iran në Islamabad, Vance: “Nuk arritëm marrëveshje”
Bota

Dështojnë bisedimet SHBA–Iran në Islamabad, Vance: “Nuk arritëm marrëveshje”

12 Prill, 2026

“Informacioni që morëm një vit më parë” – Netanyahu zbulon ARSYEN pse u sulmua Irani
Bota

“Informacioni që morëm një vit më parë” – Netanyahu zbulon ARSYEN pse u sulmua Irani

12 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com