InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Partia e Djathtë/ Nga Erl Kodra

28 Maj, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Detajet/ Ç’ndodhi në takimin me dyer të mbyllura të Bashës me përfaqësuesit e OSBE. PD dhe aleatët vendosën që…

Për të djathtën dhe të majtën kam shkruar shumë herë. Për fat të keq, megjithse ka një shtresë të tërë të persekutuarish politik, e djathta shqiptare akoma nuk ia ka dalë t’i imponohet politikës/shoqërisë shqiptare.


Elektorati gjendet në një lloj agresioni propagandistik permanent dhe të sofistikuar. Megjithse jemi nën një regjim groteskt dhe të rrezikshëm, megjithse shumica absolute e votuesve nuk e mbështesin më Edi Ramën, përsëri propaganda ia ka dalë të krijojë një diversion pervers dhe të shpikë fabula të paqena, duke lëkundur besimin e votuesve të djathtë tek lidershipi i Partisë Demokratike.


Rezultat i këtij aksioni propagandistik të pazakontë janë më së paku 100 deri 200 mijë votues të djathtë, të paqartë dhe të lëkundur se kujt mund t’ia besojnë votën e tyre në zgjedhjet e ardhshme.


Më së paku janë tre parti të krijuara nga ish eksponent të Partisë Demokratike, parti të cilat e kanë ngritur retorikën e tyre kundër PD-së. Bamir Topi, Gjergj Bojaxhi dhe Astrit Patozi vijnë nga e djathta, por çuditërisht ata më shumë sulmojnë Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, se sa Rilindjen dhe Edi Ramën.


Narrativa e ngritur kundër PD-së përfshinë një fantazi frenetike, ku brenda një fjalie përshkohet Amerika, Europa, Azia dhe Afrika; preken të gjitha skemat politiko-ekonomike, dhe të gjithë personazhet e rëndësishëm të globit. Deri më tani nuk është sajuar ndonjë narrativë me alien kundër Partisë Demokratike.


Në këto rrethana, çfarë duhet të bëjnë të djathtët që nuk janë të bindur nga PD dhe lidershipi i saj? Cila do të ishte rruga e duhur për të bërë hapin e duhur politik; të imponohen politikisht, por edhe të përfaqësohen denjësisht, duke kontribuar në fitoren e demokracisë?
Krijimi i një partie të re, të djathtë reale konservatore, që beson në vlerat e perëndimit, lirinë dhe dinjitetin njerëzor;


Shoqëria shqiptare është e etur për kauza të verteta, të dinjitetshme. Pastrimi i politikës shqiptare nga ish- komunistët, kuadro të shtetit terrorist dhe dekomunistizimi i shoqërisë mund të ishin dy kauza serioze. Është e turpshme se si ish komunistë, deri edhe vrasës të regjimit komunist qëndrojnë akoma në krye të institucioneve të shtetit. Gramoz Ruçi e ka vendin në librin e zi të komunizmit, jo në krye të Parlamentit.


Vlerat e djathta mund të ringjallen, edhe pse vendi ynë është kthyer në një mjedis ku gëlojnë spekullatorë gjithëfare, të gatshëm për t’ia shitur shpirtin djallit për një grusht dollar. Shumë personazhe kontravers po bredhin në qytet, duke përlyer edhe kauzat më të pastra.


Gazetarët dhe analistët me shumicë ushqejnë denigrimin, duke varrosë pa lindur çdo shpresë se e djathta nuk ka vdekur. Kësaj gjendje duhet t’i jepet fund, jo duke sharë opozitën dhe Lulzim Bashën, por duke iu imponuar lidershipit aktual.


Asnjë votë e djathtë nuk ka pse shkon për LSI, ose për parti renegate si “Bindja Demokratike”. Vota e djathtë le të shkojë djathtas, dhe pas kësaj, ti ke të gjithë të drejtën e Zotit t’i imponohesh Partisë Demokratike.


Po ashtu, ky boshllëk nuk duhet të lejohet që të mbushet nga lëvizje të ekstremit të majtë si VV, Organizata Politike dhe Nisma të tjera.
Të djathtët, së pari antikomunistët duhet të bashkohen, por jo të sulmojnë Partinë Demokratike.


Unë besoj se tani është çasti që do të shenjojë 30 vitet e ardhshme!

Të Lidhura

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026
Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”
Opinione

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

10 Shkurt, 2026
Nga pronarë në “posedues”/Paradoksi i “Paketës së Maleve”
Opinione

Nga pronarë në “posedues”/Paradoksi i “Paketës së Maleve”

6 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Qeveria miraton kompensimin e kontributeve për bizneset e prekura nga rritja e pagës minimale
Aktualitet

Qeveria miraton kompensimin e kontributeve për bizneset e prekura nga rritja e pagës minimale

7 Mars, 2026

Irani paralajmëron sërish Evropën: Vendet që përfshihen në luftë do të jenë objektiva legjitime
Bota

Irani paralajmëron sërish Evropën: Vendet që përfshihen në luftë do të jenë objektiva legjitime

7 Mars, 2026

Dorëhiqet Jola Hysaj, kritika për PD: Funksionon brenda një rrethi të ngushtë njerëzish
Aktualitet

Dorëhiqet Jola Hysaj, kritika për PD: Funksionon brenda një rrethi të ngushtë njerëzish

6 Mars, 2026

Ekskluzive/ Tik-Tokeri i njohur pjesë e Ferma Vip? Ja detajet që ngritën dyshimet!
Show Biz

Ekskluzive/ Tik-Tokeri i njohur pjesë e Ferma Vip? Ja detajet që ngritën dyshimet!

6 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com