InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Sot me 6 dhjetor, ora 10.00 universitetet do marshojnë te zyra e kryeministrit

6 Dhjetor, 2018
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Sot me 6 dhjetor, ora 10.00 universitetet do marshojnë te zyra e kryeministrit

-Mijëra studentë të gjithë fakulteteve dje kanë lenë mësimin ku në krye ishin Fakulteti Inxhinierisë, Arkitekturës, Ndërtimit, etj, të cilët janë nisur në këmbë duke rrethuar Ministrinë e Arsimit. Me parulla në duar dhe thirrje për qeverinë ata kanë paraqitur një listë me kërkesa që lidhen me uljen e tarifave të studimeve të tyre.

-Sot gjithë universitetet do të bojkotojnë mësimin deri në realizimin e kërkesave të tyre ekonomike, ndërkohë kryeministri tha dje se nuk pranojmë asnjë presion nga studentët. Mësohet se qindra forca policie do rrethojnë studentët për të mos i lenë të dalin para zyrës së kryeministrit ne Bulevard.

Studentë të universiteteve publike në Tiranë kanë nisur dje një protestë që prej kohësh nuk ishte parë në kryeqytet. Mijëra studentë të gjithë fakulteteve kanë bojkotuar mësimin ku në krye ishin Fakulteti Inxhinierisë, Arkitekturës, Ndërtimit, etj, të cilët janë nisur në këmbë për të rrethuar Ministrinë e Arsimit. Me parulla në duar dhe thirrje për qeverinë ata kanë paraqitur një listë me kërkesa që lidhen me uljen e tarifave të studimeve të tyre. Disa nga kërkesat e tyre janë; rritje e buxhetit shtetëror për arsimin, heqjen e pagesës për kredite të provimeve të mbartura, shtyrjen e afatit të pagesës vjetore dhe bërjen e pagesës me këste. Shqetësimet e studentëve mbartin një problematikë që rëndon xhepat e familjeve të tyre duke i rritur ndjeshëm kostot që duhet të paguajnë për arsimin. Konkretisht, veç pagesave vjetore për arsimin që janë rritur këto vite, studentët që duan të përmirësojnë notën e një provimi apo janë mbetës, duhet të paguajnë dhe një tarifë ekstra për çdo studentë. Por kjo është vetëm një nga motivet më të thjeshta të protestës. Gjatë këtyre viteve qeveria ka ndërmarrë reformën në arsim, e cila një pjesë të buxhetit e kalon dhe për universitet private. Ndërkohë niveli i financimit të arsimit të lartë shtetëror ka ngelur thuajse në ritmet e mëparshme. Dhe me financim në arsim nuk nënkuptohen vetëm auditorë dhe lyerja e universitete, por edhe krijimi i kushteve në konvikte dhe ambiente të tjera normale që nevojiten për studentët. Në këtë pikë, godinat e studentëve janë në të njëjtat kushte, pa ujë dhe pa ndriçim të mjaftueshëm si shumë vite më parë dhe studentët detyrohen të marrin banesa me qera duke rritur disa fish kostot që paguan një familje shqiptare për shkollimin e fëmijëve. Sipas raporteve të organizatave të studentëve, të rinjve të sotëm dhe familjeve të tyre u duhet të marrin kredi për të përballuar kostot e shtrenjta të studimit, si dhe kostot e larta që ka jetesa në Tiranë. Ndaj parrullat e djeshme të studentëve “Ne nuk jemi bankomat”, “Duam ujë, duam banesë, kushte të mira për jetësë”, “Duam ulje tarifash, duam dije, jo pallavra qeverie” përmbledhin gjithë problematikën dhe motivet për të cilat mijëra të rinj vërshuan rrugëve të Tiranës.

Ajo që ndodhi dje i ngjan një “Revolucioni studentor”, ku të rinjtë, pa ndikim nga partitë politike apo kauza të tjera kërkojnë të drejtat e tyre të ligjshme për t’u ndjerë njëlloj me bashkëmoshatarët në gjithë vendet e tjera. Bllokimi për disa orë i Ministrisë së Arsimit, si dhe reagimi në kohë rekord i studentëve në Universitetin e Elbasanit, Durrësit dhe Shkodrës krijuan panikun e parë të qeveria. Kryeministri Edi Rama edhe pse ndodhej në vizitë zyrtare në Kroaci, thuajse gjithë ditën reagonte nga rrjetet sociale ku kundërshtonte studentët. Fillimisht paksa me arrogancë kryeministri deklaroi se ai nuk mund të paguante me taksat e buxhetit për studentët mbetës. Ndërkohë nga protesta studentët i kujtuan se nuk janë vetëm ata që mbeten në një lëndë që paguajnë, por edhe ata që kërkojnë të përmirësojnë notat. Gjithashtu, praktika e vendeve të tjera tregon se studentët nuk paguajnë tarifë shtesë për provimet e përsëritura. Pas këtyre reagimeve dhe rritjes së pjesëmarrjes së studentëve në protestë, Kryeministri Edi Rama zbuti pak qëndrimin duke ia kaluar fajin vet universiteteve publike. Sipas ligjit të ri të arsimit të lartë, universitet janë të pavarura dhe bordet e tyre përcaktojnë tarifat. Me këtë argument Kryeministri Edi Rama dhe më pas ministrja Lindita Nikolla shfajësojnë qeverinë lidhur me tarifat. Por edhe këtu ka një problem që nuk e lë pa përgjegjësi qeverinë. Vendimi për rritjen e tarifave të gjithë universiteteve publike është marrë nga Këshilli i Ministrave dhe jo nga rektoratet. E thënë me thjeshtë, Qeveria përcakton çdo vit buxhetin për universitet shtetërore. Kur buxheti është i pamjaftueshëm, siç ndodh gjithmonë, u kërkon universiteteve që të “rregullohen vetë” (!) me aq fonde sa kanë dhe të shtojnë taksat mbi studentët. Pra edhe kur tarifat lëvizin nga vetë universitetet kjo vjen për shkak se Qeveria nuk u ka dhënë fonde të mjaftueshme për të paguar pagat e pedagogëve apo krijimin e kushtëve elementare të studimit. Ndaj përgjegjësia për situatën në universitete publike sot shkon direkt të qeveria dhe jo rastësisht studentët protestuan para Ministrisë së Arsimit dhe jo rektoratit.

Kryeministri Edi Rama tregoi dje se nuk kishte ndërmend të bënte lëshime për tarifat. Ndërkohë studentët vetëm sa kanë nisur protestat. Sot në Tiranë gjithë universitet kanë paralajmëruar bojkot total të mësimit. Në orën 10:00 do të nis protesta para Ministrisë së Arsimit dhe studentët thonë se “nuk do të largohen pa u përmbushur kërkesat e tyre”. Ndërkohë protesta do të zhvillohen dhe në universitet publike në Elbasan, Durrës, Korçë, Shkodër, Gjirokastër dhe Vlorë. Protestat dhe bojkoti i mësimit janë një zhvillim që nëse qeveria nuk e merr seriozisht do të sjellin pasoja të tjera më të rënda. Kur partitë bëjnë mitingje quhet si diçka normale, por kur në këmbë ngrihen studentët, siç ndodh në gjithë vendet e tjera, zakonisht protestat kthehen në uragan që merr përpara çdo qeveri.

Qeveria nuk kishte pse ua kalonte universitetëve private disa fonde shtetrore, që në të vertetë duhet të ishin të universitetet publike. Studentët kanë paralajmëruar se nuk ndalen në të drejtat e tyre legjitime./Q.Xhani/

Të Lidhura

E diela me MOT të nxehtë/ Në këto dy qarqe temperaturat shënojnë 39 gradë Celcius, pasditja sjell surpriza
Aktualitet

E diela me MOT të nxehtë/ Në këto dy qarqe temperaturat shënojnë 39 gradë Celcius, pasditja sjell surpriza

6 Korrik, 2025
E shtuna me temperatura PËRVËLUESE, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme
Aktualitet

E shtuna me temperatura PËRVËLUESE, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme

5 Korrik, 2025
Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes! Si shihet ky vendim nga ana e KQZ-së?
Aktualitet

Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes! Si shihet ky vendim nga ana e KQZ-së?

5 Korrik, 2025
Bëni KUJDES nga VAPA! Temperaturat shkojnë sot deri në 39 gradë Celscius në këto qarqe
Aktualitet

Bëni KUJDES nga VAPA! Temperaturat shkojnë sot deri në 39 gradë Celscius në këto qarqe

4 Korrik, 2025
Temperatura të larta në vend, ja zonat më të NXEHTA
Aktualitet

Temperatura të larta në vend, ja zonat më të NXEHTA

3 Korrik, 2025
Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria po shpopullohet, 45% e shqiptarëve kanë braktisur vendin gjatë 10 viteve të fundit
Aktualitet

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria po shpopullohet, 45% e shqiptarëve kanë braktisur vendin gjatë 10 viteve të fundit

3 Korrik, 2025

TË FUNDIT

E diela me MOT të nxehtë/ Në këto dy qarqe temperaturat shënojnë 39 gradë Celcius, pasditja sjell surpriza
Aktualitet

E diela me MOT të nxehtë/ Në këto dy qarqe temperaturat shënojnë 39 gradë Celcius, pasditja sjell surpriza

6 Korrik, 2025

Inva Mula: “Humba milionat e ‘Fifth Element’
Show Biz

Inva Mula: “Humba milionat e ‘Fifth Element’

6 Korrik, 2025

Elon Musk formon partinë e tij për të rivalizuar Trump
Bota

Elon Musk formon partinë e tij për të rivalizuar Trump

6 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 6 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 6 Korrik 2025

6 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com